Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Brendshëm, Ervin Hoxha: Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore

Politikë E hënë, 25 Nëntor 2024 17:42
Ministri Brendshëm, Ervin Hoxha: Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Fjala e plotë e e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, mbajtur në Konferencën e Nivelit të Lartë për Barazinë Gjinore, Sigurinë dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave)

E nderuara E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë,

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve,

Të nderuar të ftuar dhe pjesëmarrës,

Organizimin e kësaj Konference të Nivelit të Lartë, e shoh si një mundësi më shumë për të diskutuar arritjet, dobësitë, por dhe angazhimet në adresimin e barazisë gjinore, forcimin e sigurisë dhe eliminimin e dhunës ndaj grave.

Dita e sotme, e shënjuar si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, është një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.

Ajo reflekton përpjekjet në kuadër të Rezolutës 1325 të OKB-së për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Ministria e Brendshme është plotësisht e angazhuar në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (2023 – 2027).

Një ndër hapat domethënës në këtë drejtim është krijimi i “Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit”, një mekanizëm që jo vetëm promovon barazinë gjinore, por edhe ofron hapësira për zhvillim profesional dhe mundësi karriere për oficeret gra.

Kam patur mundësinë ta shpreh në panele të tjera, kur mora detyrën si Ministër, që do të jem mbështetës i fortë për promovimin e grave në lidership, tek strukturat me uniformë.

Barazia gjinore nuk është vetëm një parim thjesht moral, por edhe një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në zbatimin e ligjit.

Ministria e Brendshme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërtimin e kapaciteteve brenda strukturave të saj, konkretisht:

✅️  Trajnime të vazhdueshme për oficerët e Policia e Shtetit mbi dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Këto trajnime janë të lidhura me Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën Kundër Terrorizmit 2023 – 2025;

✅️ Reforma në proceset e rekrutimit dhe promovimit, duke siguruar përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e Policisë dhe strategjive operacionale. Përfshirja e grave në Policimin në Komunitet ka rezultuar pozitivisht, në krijimin e marrëdhënieve më të forta me grupet në risk dhe në përmirësimin e zgjidhjes së konflikteve;

✅️ Krijimin e partneriteteve me organizata ndërkombëtare e lokale, si UN Women, OSBE, dhe aktorë të shoqërisë civile, që na kanë ndihmuar të ofrojmë burime dhe trajnime të specializuara;

Të nderuar përfaqësues,

Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar më tej përfshirjen gjinore në sektorin e sigurisë publike dhe për të krijuar mekanizma më të fuqishëm për eliminimin e dhunës ndaj grave, siç janë:

➡️ Zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse, që sigurojnë mundësi të barabarta për gratë në të gjitha nivelet e policisë;

➡️ Fuqizimi i mbështetjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes njësive të specializuara në Polici dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizatat që ofrojnë mbështetje për to.

Për të adresuar këto sfida që përmenda, dua ta theksoj se kërkohet angazhimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve — Qeveri, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëri civile.

Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të ndërtojmë një sektor të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe më efikas.

Në fund, dua të falënderoj organizatorët e kësaj konference dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

#SëBashku, mund të sigurojmë që barazia gjinore dhe eliminimi i dhunës ndaj grave të mos jenë thjesht synime, por realitete konkrete në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë sonë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 6 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 7 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 7 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 7 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 10 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 11 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 9 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 10 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.