Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të infektuara me gripin e shpendëve në vend, por situata…

Politikë E premte, 10 Janar 2025 11:01
Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të infektuara me gripin e shpendëve në vend, por situata…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për influencën Aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonale.

Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të vecantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikqyrjeje të njëjta me vendin tonë. Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendëshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e djeshme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

Prej rastit të parë tw konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.

Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 3 minutash

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 4 minutash

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 8 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 11 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.