Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

New York Times: Putinizmi po na pushton

Forum E premte, 30 Korrik 2021 01:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bret Stephens – Pak siguri ka në politikë, por një prej tyre është rivendosja e Vladimir Putinit në krye të Rusisë, me një mandat të katërt e me zgjedhje sa për sy e faqe. Pyetja e vërtetë këtu është se sa zgjedhje të tjera do të fitojë Putini në vitet e ardhshme?

E ka nisur mbarë. Fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve në Itali këtë muaj – “Lega Nord” që shkon kundër emigrantëve dhe populisjta “5 Stelle” – të dyja kanë simpati për Putinin. Kancelari i ri i Austrisë, Sebastian Kurz, po qeveris në koalicion me partinë e ekstremit të djathtë,  Partia e Lirisë, e cila nënshkroi një kontratë në vitin 2015 me partinë “kukull” të Putinit, “Rusia e Bashkuar”, me qëllimin “për të këmbyer përvoja” dhe “për të dërguar delegacione te njëri-tjetri”. Në Gjermani, ekstremistët e majtë e të djathtë fituan më shumë vota se herët e tjera, dhe të dyja janë shumë popullore mes votuesve të Putinit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

Dhe lista vazhdon: qeveria e majtë pro-ruse e Alexis Tsipras-it ka që në vitin 2015 që qeveris Greqinë. Partia e djathtë pro-ruse e Viktor Orbanit po e mban pushtetin në Hungari që prej vitit 2010. Marine le Pen doli në vend të dytë në zgjedhjet franceze. Donald Trump po ashtu, në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pastaj është Britania. Putini arriti fitore në vitin 2015, kur Jeremy Corbyn – njeriu që në vitin 2011 e quajti NATO-n rrezik për paqen në botë – u vendos kryetar i Laburistëve. Putini arriti një fitore tjetër edhe një vit më pas, me Brexit-in, që e izoloi Mbretërinë e Bashkuar dhe fuqizoi idenë e shpërbërjes së BE-së.

Nën dritën e këtyre ngjarjeve duhen parë edhe sulmet kundër ish agjentit të Shërbimit Sekret rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Julia.

Ka shumë mënyra të fshehta për ta asgjësuar një armik pa rënë në sy. Vrasja nëpërmjet një lënde kimike që prodhohet vetëm nga një laborator në Bashkimin Sovjetik, nuk është aspak e fshehtë. Zgjidhen çaste të caktuara për ta kryer vrasjen pa rënë në sy. Vrasja në prag të rizgjedhjes së Putinit nuk është aspak e fshehtë. Kjo ngjarje kujton vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja, kritike ndaj Kremlinit, që u ekzekutua më 7 Tetor të vitit 2006, në ditëlindjen e 54-t të Putinit.

Me pak fjalë, sulmi nuk ka qenë thjesht hakmarrje. Ka qenë shpallje supremacie. Përbuzjet pompoze që i ka bërë  Kremlini qeverisë Britanike, pasi Tereza Mej ngriti akuzat kundër Rusisë në parlament, theksojnë edhe një herë mesazhin: “Po, ne mund ta bëjmë. Ju nuk na prekni dot. Ne po fitojmë. Ju jeni të dobët.”

Ndoshta kanë të drejtë. Vendimi i kryeministres britanike për të përjashtuar 23 diplomatë rusë ishte i dobët dhe i pritshëm. Është raportuar se qeveria e Mejit po studion masa më të ashpra, që të përfshijnë edhe sekuestrimin e pronave që oligarkët e afërt me Putinin zotërojnë në Britani. Mos prisni të ndodhë vërtet. “Do të zemërohemi vërtet shumë”, tha një deputet konservator në Parlamentin britanik, kur u pyet se çfarë masash pret të marrë qeveria e tij.

Përkthimi i kësaj është: “Rusia nuk do të ketë kënaqësinë të mirëpresë familjen mbretërore kur të organizojë Botërorin e Futbollit këtë verë.” Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA dhanë një deklaratë të përbashkët, ku i bënë thirrje Rusisë të mbajë përgjegjësitë e saj për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Veç këtyre, nuk ka asnjë pasojë tjetër serioze. Nuk do të ketë sanksione shtesë. Europa nuk do t’i shtojë shpenzimet për mbrojtjen. Nuk do të ndërmerret asnjë përpjekje për të hequr varësinë europiane nga energjia ruse. Nuk do të bëhet asnjë bojkot i Botërorit të çmuar.

Britaninë dhe pjesën tjetër të Europës nuk e ndihmon fakti që kanë një president amerikan që deri dje shprehte publikisht admirimin për Putinin, dhe që deri tani ka lejuar vetëm sanksione të padëmshme kundër Rusisë, për përfshirjen e tyre në zgjedhjet amerikane.

Nuk ndihmon as fakti që në garën për të fituar zemrat dhe mendjet e europianëve, Amerika e Trump-it nuk del dhe aq mirë sa Rusia e Putinit, siç ka shprehur Frank Bruni në një koment të botuar në NYT. Kur Amerika vendos një si Trump në Zyrën Ovale, dinaku në Kremlin do të duket më tërheqës.

Problemi më i madh i Europës përballë agresioneve në seri të Putinit nuk është një president amerikan që mund të jetë i trembur dhe i komprometuar. Problemi nuk janë as metodat që ka përdorur Kremlini për të ndryshuar rrjedhën e demokracisë në perëndim: “fermat kibernetike” që prodhojnë komentues të rremë për rrjetet sociale, kanalet e propagandës, kapja e e-mail-eve nga hakerat, protestat e paguara, huat e dhëna për parti ekstremiste, etj.  Nuk është as çështje ideologjie. Kremlini është mëse i kënaqur po të ketë si aleatë qoftë fashistët, qoftë komunistët, tekno-anarkistët apo edhe ekstremistët e mjedisit.

Arsyeja më e madhe se pse Putini josh, është sepse ai beson te parimi i pushtetit. Ai vepron. Veprimet e tij me këtë pushtet janë kryesisht me ligësi, por kjo ligësi mund të shihet si cilësi e mirë, sidomos kur çiftëzohet me efikasitet politik, me forcë personale dhe kur jep idenë e një dinakërie të lartë.

Krahasojeni këtë figurë me udhëheqësit që ka nxjerrë Europa në dhjetëvjeçarin e fundit, si: David Cameron, Matteo Renzi, Nicolas Sarkozy, Jean-Claude Juncker e madje edhe Angela Merkel. Çfarë parimesh ka mbrojtur secili prej tyre? Çfarë kanë shfaqur me karakterin e tyre, përveç vendimmarrjeve të kota e të zbehta? Cili prej tyre ka aftësinë të tërheqë këmbëzën, për hir të mbrojtjes së vendit, apo edhe për mbrojtjen e vet? Sa prej tyre do të mbahen mend pas 20 vitesh?

Vladimir Putin është një president kriminel, një kërcënim i vërtetë ndaj shoqërive demokratike. Por askush nuk thotë dot se vendimmarrjet e tij janë të kota e të zbehta, apo që s’e ka aftësinë ta tërheqë këmbëzën. Është tërheqës për t’u parë, siç tërheq tigri që i lëshohet papritur presë. Për sa kohë që do ta lejojnë t’i lëshohet presë, ai do të vazhdojë të fitojë admirues edhe në zgjedhjet e tjera, dhe jo vetëm në vendin e tij.

Marrë nga New York Times

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.