Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 11:52 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, ku gjatë fjalës së tij është ndalur te buxheti i vitit 2027,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidentja maqedonase nuk njeh emrin “Maqedonia e Veriut”, reagon Greqia dhe BE

Politikë E diel, 12 Maj 2024 21:04
Presidentja maqedonase nuk njeh emrin “Maqedonia e Veriut”, reagon Greqia dhe BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkimi Evropian shprehu të dielën keqardhjen për faktin që presidentja e re e Maqedonisë, Siljanovska-Davkova, nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së saj të betimit.

Nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Bashkimi Evropian risjell në vëmendje rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

Ceremonia në parlament për betimin e presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova mblodhi ligjvënësit e të gjitha partive, drejtues të institucioneve më të larta, krerët e komuniteve fetare, si dhe përfaqësuesit diplomatikë.

Zonja Davkova është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut dhe e gjashta që nga pavarësia në vitin 1991.

Presidentja e re është profesore univeristeti dhe një nga hartueset e kushtetutës së vendit. Gjatë betimit në parlament ajo nuk e përdori referencën “Maqedoni e Veriut” siç është në kushtetutë, por emrin e vjetër “Maqedoni”.

Zonja Siljanovska gjatë fjalimit vuri theksin tek roli dhe përfaqësimi i gruas në politikë, duke kritikuar kështu drejtuesit politikë meshkuj të vendit për injorimin e gruas në vendimmarrje dhe konkretisht në përfaqësimin në parlament.

Ajo foli për angazhimin kundrejt sundimit të ligjit, “dhe jo sundimin e disa individëve dhe disa burrave”, siç u shpreh ajo.

Ajo tha se “do të jetë presidente edhe e krahut të majtë dhe atij të djathtë në sallën e parlamentit; e të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, fetare e gjinore”.

“Do të përpiqem t’i arsyetoj këto mijëra vota të cilat paraqesin zotimin më të madh që kam pasur ndonjëherë në jetë”, deklaroi ajo por pa thënë asnjë fjalë lidhur me synimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Fjalimi i saj ka nxitur reagime në Greqinë fqinje, teksa ambasadorja greke e cila ishte e pranishme në ceremoninë e betimit, u largua në mënyrë demonstrative pasi zonja Siljanovska në minutat e para të marrjes së detyrës shkeli Marrëveshjen e Prespës, duke mos iu referuar vendit të saj me emrin e ri kushtetues. Për këtë arsye, partitë shqiptare të Frontit Evropian e komentuan paraqitjen e saj si shkelje të kushtetutës.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vetëm ligjvënësit e partisë së saj VMRO-DPMNE e duartrokitën fjalimin.

Gordana Siljanovska Davkova fitoi me një rezultat të thellë prej 560 mijë votash në balotazhin e 8 majit. Por, roli i presidentit në Maqedoninë e Veriut është kryesisht ceremonial, ndonëse është komandant i përgjithshëm i ushtrisë; ka të drejtën e vetos së ligjeve, mund t’i falë dënimin të burgosurve dhe luan një rol në politikën e jshtme të vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 3 minutash

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste
Para 13 minutash

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re
Para 23 minutash

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Belinda Balluku i bashkohet Asamblesë së PS-së së Tiranës, mbërrin në Akademinë e Arteve
Para 48 minutash

Belinda Balluku i bashkohet Asamblesë së PS-së së Tiranës, mbërrin në Akademinë e Arteve

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 12 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 15 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 17 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 12 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.