Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 10:19 Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve emigrant i paligjshëm, janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi dyshohet se kanë hyrë me forcë në rezidencën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama akuzon mediat austriake: Turp!

Rama akuzon mediat austriake: Turp!

Politikë
E hënë, 3 Maj 2021 12:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një artikulli të medies austriake “Der Standard”, mbi dokumentin e ashtuquajtur jo zyrtar (Non Paper), i cili flitet se e ka burimin nga zyra e kryeministrit slloven, Janez Janša.

Gazeta citon kryeministrin shqiptar, i cili pranon ta ketë parë non-paper-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve.

Në një postim në “Twitter”, Edi Rama thotë se gazeta austriake ka përhapur një “Fake News”, pasi ai s’kishte thënë kurrë asnjë gjë në lidhje me këtë. “Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “Non paper dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës! # E turpshme”– shkruan Rama.

Në artikullin e Der Standard, thuhet se vetë Rama së bashku me Vuçiçin, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë.

.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about "non paper&map" and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #Embarrassing

— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2021

Artikulli në median austriake “Der Standard”

Vuçiç refuzoi njohjen

Në të kaluarën, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të njihte Kosovën pa ndryshim kufijsh. Vuçiç u përpoq tre vjet më parë – me mbështetjen e disa lobistëve -që Kosova veriore të vinte në Serbi. Por kjo teori, u kundërshtua nga Gjermania. Ndryshimet masive të kufirit, ndoshta do të çonin në luftë, siç ishte rasti në vitet 1990. Por letra e publikuar pak kohë më parë nga agjensia sllovene e lajmeve “necenzurirano.si” sërish solli idenë e ndryshimit të kufijve dhe u kundërshtua menjëherë nga BE dhe politikanë të rëndësishëm në Gjermani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me sa duket, non paper nuk ekziston -por disa e kanë parë

Zyra e Kryeministrit slloven tani ka marrë gjithashtu një qëndrim. Në një email, ai thotë: Ne do të dëshironim t’ju informonim se Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Janša, nuk komenton mbi letrat dhe çështjet e tjera që nuk ekzistojnë. Të gjitha raportet e mediave mbi dokumentet e pretenduara nuk kanë asgjë të bëjmë me qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Ne gjithashtu besojmë se komenti më i përshtatshëm për këtë çështje do të vinte nga partitë e opozitës së majtë sllovene, të cilat ne besojmë se janë burimi i dokumentit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse ndiqni argumentet e zyrës së Jançës, letra nuk ekziston fare, por në të njëjtën kohë gishti drejtohet nga opozita e majtë. Kështu që mbetet e paqartë se si një letër që as nuk ekziston mund të ketë burim opozitën. Të tjerët tashmë kanë konfirmuar ekzistencën e letrës jo-letër. Kryeministri shqiptar Edi Rama u tha mediave shqiptare se ai kishte parë  hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ish-drejtori i CIA-s Meyer

Në lidhje me të ashtuquajturën letër Janša, megjithatë, përmendet përsëri dhe përsëri emri i ish-drejtorit të CIA-s Steven Meyer, i cili mbështet nacionalistin boshnjak Milorad Dodik, i cili nga ana e tij ka bërë thirrje për ndarjen e pjesës së Republika Srpska për vite me radhë. Në fakt, qysh në vitin 2017 – në fillim të diskutimeve rreth një shkëmbimi zone midis Serbisë dhe Kosovës – Meyer përhap të njëjtat ide që janë në të ashtuquajturën letrën e Janšas sot. Në një intervistë për gazetën “Novosti” ai tha në atë kohë se kufijtë ka shumë të ngjarë të ndryshohen si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë. Në çdo rast, pozicionet në të ashtuquajturën letër Janša korrespondojnë saktësisht me dëshirat e nacionalistëve radikalë etnikë në Evropën Juglindore.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Dokumenti u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Nga mediat u raportua se harta e ndryshuar e Ballkanit iu dërgua kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Por Jansa e mohoi, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi kujdes me deklarata të tilla, duke ngitur shqetësimin për nisjen e një lufte mes vendeve.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate
Para 5 minutash

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Rey Manaj largohet nga Sivasspor, sulmuesi shqiptar kërkon skuadër në janar
Para 8 minutash

Rey Manaj largohet nga Sivasspor, sulmuesi shqiptar kërkon skuadër në janar

Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra
Para 20 minutash

Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912
Para 23 minutash

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 12 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 13 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 15 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.