Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 17:31 Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development Shqipëria U15 barazoi 1-1 me Poloninë U15 në ndeshjen e dytë të UEFA Development U15, por polakët fituan 4-1 nga pika e penalltisë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama, intervistë në “Corriere” për dokumentarin në Rai 3: Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim

Politikë E premte, 26 Prill 2024 10:41
Rama, intervistë në “Corriere” për dokumentarin në Rai 3: Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera lidhur me emisionin e “Report” në Rai, 3 i cili trajtoi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Rama ka nënvizuar për median italiane se ka kërkuar që të flasë për emisionin Report për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë si dhe për të folur lidhur me marrëveshjen Itali – Shqipëri për emigrantët.

Intervista e plotë

Kryeministër Edi Rama, nuk ndryshuat qëndrim, pasi telefonuat Rai-n për emisionin e Report për marrëveshjen Itali-Shqipëri?

Rama: Fatkeqësisht nuk mund ta fshij atë fjalë. As inteligjenca artificiale nuk mund të gjejë një tjetër që e përshkruan më mirë atë episod. Megjithatë, dua të sqaroj se nuk kam ndërhyrë.

A e telefonuat Corsinin?

Rama: I kam komunikuar televizionit publik një fakt shumë të rëndë, për të cilin në të kundërt nuk do të vihej në dijeni!

A ju duket e drejtë dhe normale që kryeministri i një vendi tjetër, sado miqësor, të bëjë presion në televizionin shtetëror? Partitë që kundërshtojnë qeverinë Meloni e quajnë skandal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rama: Para se të fajësojnë mënyrën time të reagimit, miqtë e mi të dashur të opozitës në Itali duhet të interesohen për shkaqet dhe të përpiqen të kuptojnë se dinjiteti dhe transparenca janë të rëndësishme si kur flitet për shërbimin publik italian dhe kur bëhet fjalë për Institucionet publike shqiptare dhe personat që i përfaqësojnë ato. Unë nuk kam as mjete dhe as qëllim që të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Megjithatë, unë kam për detyrë të mbroj vendin timin nga stereotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër, të krijuar nga mediat në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A nuk është e vërtetë se puna në qendrat e paraburgimit të emigrantëve është prapa me planin? Dhe se 650 milionë shpenzimet e pritura në pesë vjet janë rritur në 1 miliard?

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Rama: Çfarë kanë të bëjnë me ne të gjitha polemikat në shtëpinë tuaj për flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë! Dhe çfarë lidhje ka fakti që sekretari i përgjithshëm i qeverisë shqiptare ishte avokat penal në Itali më shumë se dhjetë vjet më parë me paktin për emigrantët? Dhe për çfarë arsyeje të pakuptueshme duheshin thënë gënjeshtra dhe shpifje të eksportuara nga Shqipëria në Itali, për audiencën e Report?.

Ish-avokati i krimit Engjëll Agaci, i cili dikur mbronte mafiozët dhe trafikantët shqiptarë të drogës dhe tani është sekretar i përgjithshëm i qeverisë së tij, është njeriu kyç i qeverisë apo jo?

Rama: Ka pasur një furi joracionale ndaj Agacit. Përtej dëmit, tallja. Pasi censuruan pyetje-përgjigjet e kërkuara nga programi ndaj Sekretari të Përgjithshëm dhe të cilave ai pranoi që tu përgjigjej… pasi ai u përgjigj me email, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një gabim i rëndë për t’u gëlltitur në heshtje.

A është për një formë kompensimi që i kërkuat drejtuesit të Report, Sigfrido Ranucci, që të mund të përgjigjeshit me një intervistë live?

Rama: Nuk kam kërkuar asnjë dëmshpërblim. Të enjten kam shkëmbyer një mesazh miqësor me drejtuesin Ranucci, pasi kam publikuar në ‘X’ reagimin tim për fjalimin e tij në një televizion shqiptar. Ndoshta më në fund do të arrijmë të pohojmë arsyet tona në programin e tij, pa u censuruar.

Meqë ra fjala, çfarë mendoni për censurën Rai në Scuarti?

Rama: Nuk i di detajet e çështjes.

Megjithatë, duhet të dini detajet e marrëveshjes për dëbimin e emigrantëve të nënshkruar me Melonin. A do të kushtojë shumë para dhe nuk do të zgjidhë asgjë? Edhe ju kryeministër pranuat se keni dyshime…

Rama: Nëse nuk ke dyshime duke u përpjekur të hapësh faqe të reja të çfarëdo lloji, atëherë jeton një hap larg dështimit, kaq.

Opozita akuzon Melonin se po shikon modelin Orban, për çështjen e të drejtave civile dhe lirisë së informacionit dhe shtypit. A e kanë gabim, apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar?

Rama: Si mund të them se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, nëse duke ndërhyrë civilisht për një çështje shumë serioze të censurës dhe dezinformimit të lirë që prek Shqipërinë, u gjenda në mes të stuhisë italiane, ku lufta politike nuk merr të burgosur?

A keni telefonuar Melonin, para se të telefononit drejtorin Corsini? Dhe çfarë i keni thënë njëri-tjetrit?

Rama: Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe nëse vendi im u soll si një objektiv kolateral i sulmit kundër qeverisë së saj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 11 minutash

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 15 minutash

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë
Para 18 minutash

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike
Para 21 minutash

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 18 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 21 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 23 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 5 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.