Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 07:21 Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK! Nga Erion Braçe- TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NUK KA QENE KURRE 6%! Nga 1 JANARI 2027 do jete 6%, 14…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reagime pas krizës së mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Aktualitet E premte, 18 Prill 2025 09:33
Reagime pas krizës së mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy herë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës këtë javë. Shkak u bënë mosmarrëveshjet procedurale mes partive politike që siguruan vende në parlament pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ambasadorë të vendeve të QUINT-it u shprehën kritikë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë u kanë bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve. Thirrja erdhi pas dështimit edhe të tentativës së dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të enjten (17.04.), pasi kryesuesi më i vjetër në moshë i Kuvendit nuk hodhi në votim në seancën e 17 prillit raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, raport ky që dështoi të miratohet edhe në seancën e para dy ditëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 9 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 10 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 12 orësh

Rohde: Urgjentisht i nevojshëm bashkëpunimi

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka ngecur, “për shkak të taktikave penguese”. “Qytetarët meritojnë politikanë që e vënë Kosovën para politikave partiake. Prandaj e përsëris: Bashkëpunimi i mirëfilltë është urgjentisht i nevojshëm për të garantuar institucione funksionale dhe formim të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, shkroi Rohde në rrjetin social Bluesky.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, tha se “Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve të reja, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve”. “Njerëzit kanë të drejtë të presin nga liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes të vendit”, shkroi ambasadori britanik në Prishtinë, Hargreaves, në profilin e tij social.

Kritikat e opozitës ndaj qeverisë

Partitë politike opozitare të deritashme thonë që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po e zvarrit qëllimshëm mbarëvajtjen e seancës konstituive me qëllim të pazareve politike. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, ndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve. Ky raport është një procedurë që duhet kaluar për të vazhduar me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, që doli partia e dytë në zgjedhje, tha se Lëvizja Vetëvendosje, që doli partia e parë në zgjedhje, “po e zvarrit qëllimshëm mbarëvajtjen e seancës konstituive”.”VV-ja po mundohet të blejë kohë për t’i bërë numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve. Këta nuk kanë shumicë parlamentare, e meqenëse nuk kanë, po duan me ble kohë, me i bo pazaret”, tha Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se “kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pa të drejtë dhe kundër Rregullores së Kuvendit”. “Qytetarët e kanë shumë qartë kush janë bllokuesit e vërtetë. Kryesuesi që rastis të jetë më i vjetri në moshë, rastisi të jetë nga partia e parë, veproi kundër Rregullores së Kuvendit, kundër praktikës kushtetuese, pa të drejtë ndërpreu seancën e sotme, edhe pse kishte kuorum të mjaftueshëm, ndonëse kishte kushte për votimin. Është për keqardhje kjo praktikë bllokuese për institucionin më të lartë. Kjo është shkelje e rëndë, praktikë e rëndë, është sjellje e mbrapshtë politike”, u shpreh Abdixhiku.

Lëvizja Vetëvendosje premton gatishmëri për zgjidhje të situatës

Ndërkohë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se duan të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend pas mosmiratimit të raportit të mandateve. Ata i referohen deklaratës së Presidentes së Kosovës, e cila u ka kërkuar deputetëve që të gjejnë zgjidhje. “Ne duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit, por duhet të shohim se si është mënyra për ta korrigjuar atë vendim”, u shpreh Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja. Ajo thekson, se Vetëvendosja ka vullnet që të propozojë mënyra se si duhet shkuar më tej. “Pra, a do të jetë një komision i ri apo komisioni paraprak të bëjë përgatitjen e raportit të ri, mund të ketë dhe propozime të tjera dhe të vazhdojë”, tha Haxhiu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  dy ditë më parë u kërkoi deputetëve, duke cituar nene të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, që seanca konstituive duhet të vazhdojë jo më vonë se 48 orë nga ndërprerja e saj. “Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve është obligim kushtetues i çdo institucioni dhe çdo personi të veshur me autoritet publik”, tha presidentja Osmani, duke shprehur vullnetin e saj që të mirëpresë në zyrën e saj përfaqësuesit e partive politike, siç thotë, “për ta diskutuar rrugën përpara, në rast se një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme”.

Ende ka paqartësi

Se si do të veprohet më tej ende nuk është qartësuar. Edhe në seancën e dytë konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhnin kryetarin dhe nënkryetarët, që zgjidhen me të paktën 61 vota nga 120 vende sa i ka Kuvendi i Kosovës. Pastaj, në një seancë të radhës pritej të zgjidhej edhe qeveria e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, që doli partia fituese e zgjedhjeve, duhet të sigurojë po ashtu të paktën 61 vota për ta marrë edhe një mandat të tretë në krye të ekzekutivit.

Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje i ka të siguruara 48 vende në Kuvend. Kjo parti ende nuk ka bërë të ditur emrin e të nominuarit të saj për postin e kryeparlamentarit, sikundër që zyrtarisht nuk ka bërë të ditur nëse ka arritur të sigurojë votat e domosdoshme për zgjedhjen e tij dhe të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. LVV-ja më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por ditët e fundit e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar vende në Kuvend, në mënyrë që të mund ta formojë edhe qeverinë. Tri partitë më të mëdha opozitare deri tani kanë deklaruar se nuk duan të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK!
Para 28 minutash

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 1...

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 9 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 9 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 10 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 12 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 13 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 11 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 11 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.