Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me disa foto nga investimi i kryer në rrugën Gusmar-Kuç, që është drejt përfundimit.
“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama krah fotove.
