Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i Berlinit/ DW: Dy marrëveshje, por pa mikpritës

Bota E martë, 15 Tetor 2024 10:42
Samiti i Berlinit/ DW: Dy marrëveshje, por pa mikpritës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me dy nënshkrime për bashkëpunim rajonal përfundoi të martën në Berlin samiti njëditor i Procesit të Berlinit. Në 10-vjetorin e themelimit të tij, nisma gjermano-evropiane, që synon të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, përfundoi me nënshkrimin e dy marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal: „Samiti i sotëm tregon se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja, ne po forcojmë përpjekjet tona për të krijuar një rajon më të integruar ekonomikisht dhe politikisht,” tha kancelari Olaf Scholz, në përfundim të takimit. Dy marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë: Plani i ri i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) 2025-2028, i cili synon të forcojë integrimin ekonomik të rajonit, si dhe lehtësimin e lëvizjes së studentëve në universitetet e rajonit.

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet sfidë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 13 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 16 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 17 orësh

Megjithatë, konfliktet e pazgjidhura në rajon mbeten një sfidë e madhe, kryesori është dialogu i ngecur prej kohësh mes Serbisë dhe Kosovës: „Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar. Unë jam i pakënaqur me progresin e bërë deri tani. Të dyja palët duhet të respektojnë angazhimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. Kjo është thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe për të ardhmen e tyre evropiane,” tha kancelari Scholz në konferencën për media.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurti dhe Scholz duke i dhënë dorën njëri tjetrit

Albin Kurti dhe Olaf Scholz patën një takim dypalësh gjatë Samitit të BerlinitFotografi: Lisi Niesner/REUTERS
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në margjinat e Samitit pati një takim dypalësh me kancelarin, tha më pas para gazetarëve se Kosova është në pritje të komisionit të ri, dhe u tregua optimist se do të mund të ketë një dinamikë, sikurse e kishte paralajmëruar më parë edhe kancelari Scholz, në fjalën e hapjes së samitit. Por ai nguli këmbë në kërkesat e Kosovës për dorëzimin e Milan Radoiçiçit, përgjegjës për sulmin në Banjskë, në shtator 2023, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Brnabiç, drejtuar vendeve antare të BE-së, ku mohohet integriteti territorial i Kosovës, si edhe nënshkrimin e marrëveshjeve bazike të Ohrit dhe Brukselit, të cilat u arritën në shkurt dhe mars të vitit 2023, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

Kosova heq vizat për qytetarët e Bosnjës

Një shembull i qartë për pasojat bllokuese të ngecjes së dialogut me impakt në rajon është regjimi i vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, i cili vazhdon të ekzistojë për shkak të kundërshtimeve të Republika Srpskas. Për këtë ishte rënë dakord qysh në samitin e Procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2022. Prandaj edhe kryeministri i Kosovës paralajmëroi në samit se Kosova tashmë ka vendosur t’i heqë vizat për qytetarët e Bosnjës. “Ndodhemi në një situatë paradoksale: Nëse unë, me pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës, dua të shkoj në Sarajevë, më duhet të shkoj në Shkup që të marr vizë disa ditore atje. Dhe ky është një absurditet me të vërtetë i mundimshëm,” argumentoi Kurti, i pyetur nga DW. Por ai tha se nuk beson se do të ketë një hap të ngjashëm nga pala boshnjake, për shkak të vetos së Republikës Serbe, e cila sipas Kurtit “është shndërruar në një Bjellorusi të vogël në Ballkanin Perëndimor”.

Ursula von der Leyen dhe Olaf Scholz duke shtrënguar duart para gazetarëve

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 me iniciativë të ish-kancelares gjermane Angela Merkel. Qëllimi kryesor i tij ishte të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se tashmë „është rritur ndërgjegjësimi që një union më i madh është gjithashtu një union më i fortë dhe se është përgjegjësia jonë t’i afrohemi anëtarëve aspirantë”.

Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina), në samit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Pjesëmarrës të tjerë përfshijnë përfaqësues të disa shteteve anëtare të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare. Organizimi i Procesit të Berlinit bëhet çdo vit në një vend tjetër. Se kush do të organizojë takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, kjo nuk dihet ende./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 18 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 21 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 24 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 30 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.