Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëdhënësi i qeverisë austriake: Po negociojmë me Shqipërinë për refugjatët

Politikë E shtunë, 14 Gusht 2021 11:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analizë nga radio gjermane “Deutsche Welle”

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Qendra pritëse për refugjatë në Shqipëri? Ç’mendojnë ekspertët?

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte i pari që e hodhi idenë e hapjes në Shqipëri të qendrave për migrantë të parregullt pa të drejtë azili në Ballkan. Kështu mund t’u ofrojmë këtyre njerëzve mbrojtje,  në një vend, por jo njëkohësisht edhe një jetë të bukur në Europën Qendrore”, argumentoi kreu i qeverisë austriake para pak kohësh në një intervistë për Televizionin Publik të Austrisë, ORF.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurz nuk e përmendi Shqipërinë shprehimisht, por zëdhënësi i qeverisë së tij i konfirmoi Deutsche Welle-s se aktualisht po bëhen bisedime me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të riatdhesimit(në gjermanisht: Ausreisezentren): “Migrantët ilegalë duhet të ndalen dhe të trajtohen në kufijtë e jashtëm pas shpëtimit të tyre, dhe më pas ata duhet të kthehen menjëherë në vendet e prejardhjes. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë atyre duhet t’u ofrohet një strehim i përkohshëm në qendra në vende të treta të sigurta. Për ngritjen e një qendre riatdhesimi aktualisht po zhvillohen bisedime me Shqipërinë”, thuhet në një përgjigje të zëdhënësit të qeverisë austriake.

Një propozim tjetër vjen nga presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, sipas të cilit migrantët që duan të depërtojnë në BE përmes Mesdheut të mblidhen nëpër qendra jashtë Bashkimit Evropian, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e tyre për azil. Këtë propozim, Tusk ka ndër mend ta bëjë në fund të qershorit në samitin e BE-së. As këtu nuk përmendet konkretisht Shqipëria, por në shtyp spekulohet se Shqipëria mund të ishte njëri prej vendeve, sidomos për shkak të pozitës gjeografike.

Xhafaj përgënjeshtron

Ministri i punëve të brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i cili së fundi ka zhvilluar bisedime me disa homologë të tij në Europë dhe të enjten (21.06.) u takua me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, i pyetur nga Deutsche Welle për këtë çështje, tha se nuk ka pasur bisedime për qendra refugjatësh në Shqipëri. Në rrugë elektronike, ai i tha se kjo çështje nuk ka qenë aspak temë e bisedës me Seehofer.

Ndërsa nga qarqet diplomatike thuhet se Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë e saj në kapërcimin e krizës së refugjatëve dhe të realizojë një kontribut brenda kapaciteteve të saj. „Ne nuk do të bëjmë diçka që e refuzojnë vendet e tjera që janë ekonomikisht më të fuqishme se ne, i tha DW një diplomat i rangut të lartë.”

Nga ana e saj opozita e akuzon qeverinë për një pazar me vendet skeptike të BE-s në këmbim të Po-së për negociatat e anëtarësimit në BE, vendimi zyrtar për fillimin e të cilave, pritet të jepej në fund të qershorit. Në fakt, lajmi për mundësinë e hapjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri erdhi menjëherë pasi kancelari austriak mbas një bisede me kryeministrin e Shqipërië Edi Rama bëri të njohur, se Austria do të shprehet pro fillimit të negaciatave të anëtarësimit me BE-në.

Shumë zhurmë për asgjë?

Nëse bëhet fjalë vetëm për qendra të përkohshme për të strehuar ata ish-azilkërkues që duhet të dëbohen, por që për arsye të ndryshme nuk mund të kthehen në vendin e tyre, atëherë numri i tyre është shumë i vogël, thotë eksperti për azilin, Gerald Knaus. Numri i tyre nuk është as 20 në vit, përllogarit drejtuesi i Iniciativës Europiane për Stabilitetin. Ai tërheq vëmendjen që të mos flitet për një plan dhe e krition qeverinë austriake që përhap ca terma populiste: Unë e quaj një budallëk politik që tani të krijosh përshtypjen në rajonin e Ballkanit sikur na qenkan me mijëra azilkërkues të rrefuzuar që duhet të dërgohen në Shqipëri, tha Knaus për DW.

Ardian  Hackaj, drejtori i Institutit të Kooperimit dhe Zhvillimit në Tiranë është kundër këtyre qendrave në Shqipëri. Hackaj kujton me këtë rast se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që në solidaritet me vendet partnere të BE-së dhe SHBA-së  u ka ofruar strehë rreth 3000 opozitarëve iranianë.” Ndërtimi në Shqipëri i kampeve të tjera të pritjes për refugjatë të kthyer nga vendet e BE, do ta vendoste vendin në një situatë shumë të vështirë për ta përballuar, dhe si të tillë nuk e konsideroj të arsyeshëm, i tha Hackaj DW.

Edhe deputeti i socialdemokratëve dhe eksperti i Europës Juglindore, Josip Juratoviç, është kundër ngritjes kampeve në Ballkan: “Socialdemokratët nuk do ta mbështesin këtë. Ne duam standarde humanitare për personat që kërkojnë strehim. Dhe gjithkush e di që në shumicën e vendeve pikërisht kjo mungon, deklaroi Juratoviç për DW.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 7 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 11 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 13 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 22 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.