Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës konfirmon: Valdrin Pjetri i dënuar në Itali

Politikë E martë, 13 Gusht 2019 19:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri Partia Demokratike publikoi sot dokumenta të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike. Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Prej disa ditësh Pjetri ka mohuar akuzat se ka qenë i dënuar dhe vijoi ta bëjë këtë dhe sot pas publikimit të dokumentave italiane. Ndërsa në një reagim të tij kryeministri Edi Ram u shpreh se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Kandidati socialist Valdrin Pjetri duket se nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ku ai nuk është ulur ende. Dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike dëshmojnë se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe për më tepër e ka mbajtur të fshehtë këtë dënim. Valdrin Pjetri rezulton të jetë arrestuar më 27 Janar 2003 në Firence, dhe një ditë më pas, përpara gjykatës, ka pranuar fajësinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai deklaroi më tej se “të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit. Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve” dhe “Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së”, siç është Italia në rastin e Valdrin Pjetrit, në lidhje me këto vepra penale. Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit (neni 4), ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës”.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 7 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Zoti Pjetri ka mohuar në vijimësi akuzat se ka qenë i dënuar duke deklaruar se “jam mëse i hapur për çdo verifikim”. Ai nxorri më pas dhe dy dokumenta të lëshuara nga autoritetet italiane, me anë të të cilave pretendoi pastërtinë e të kaluarës së tij. Por certifikatat flasin për gjendjen aktuale dhe për me tepër që periudha brenda së cilës ai mund të quhej i rehabilituar ka qenë deri në vitin 2015.

Edhe sot përmes një statusi në Facebook, ai mohoi sërish akuzat, duke u shprehur se “e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e Partisë Demokratike”. Zëri i Amerikës mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’I rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri I Bashkisë së Shkodrës”.

Zoti Rama reagoi përmes një statusi në Twitter pas zhvillimeve të sotme duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”. Nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje dhe nëse Partia socialiste do të jetë dakort që Pjetri të marrë apo jo detyrën javën e ardhshme.

Pavarësisht distancimit që kryeministri duket se po bën, dhe deklarimit të tij se “kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”, ky nuk është rasti i parë, dhe fakti që forca që udhëheq vendin nuk arrin dot të gjejë 61 kandidatë ku askush të mos ketë hije mbi të kaluarën është një kosto që kryeministri vetë, si personi që ka dhënë bekimin për secilin prej tyre, e ka tanimë mbi shpinë.

Zoti Valdrin Pjetri, ka një karrierë për t’u patur zili, e nsur që në kohën e qeverisë Berisha, ku sipas curriculumit të tij, rezulton se nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas ka mbuluar disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes deri në vitin 2018, kur u emërua drejtues i Hipotekës e më pas Prefekt i Shkodrës.

Për rastin e tij Prokuoria tha sot se ka nisur procedurat e verifikimeve, menjëherë pas denoncimit të dorëzuar pranë saj nga PD-ja, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it, ndërsa ende nuk ka kërkuar nga zoti Pjetri t’i marrë shenjat e gishtërinjve. Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyratre dhe “Deklarim të rremë”. /Voa/

Etiketat e lidhura

Valdrin PjetriZeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 3 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 3 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 3 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 3 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 3 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 4 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 3 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 Pirro Vengu nuk ka teze, por Berisha riciklon përsëri gënjeshtrën për drejtorin e ri të Portit të Durrësit
Para 4 orësh

Pirro Vengu nuk ka teze, por Berisha riciklon përsëri gënjeshtrën për drejtorin e ri të Portit të Durr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.