Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Asllani e Ajeti mezi e presin Europianin: Emocion i veçantë, shkojmë për të bërë më të mirën tonë

Aktualitet E enjte, 30 Maj 2024 15:47
Asllani e Ajeti mezi e presin Europianin: Emocion i veçantë, shkojmë për të bërë më të mirën tonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas publikimit të listës paraprake për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Në një prononcim për fshf.org, Kristjan Asllani dhe Arlind Ajeti kanë treguar emocionet kuqezi në prag të finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kristjan Asllani tregon se gjithmonë është një emocion i madh ftesa nga Kombëtarja dhe shton se po pret me padurim për të luajtur ndeshjet e Europianit, sidomos me Italinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Është një emocion i madh sa herë të thërret Kombëtarja shqiptare. Do shkojmë me shumë dëshirë për të luajtur ndeshjet, janë shumë të bukura. Mezi po pres, sidomos ndeshjen e parë me Italinë. Ndjehem shumë mirë. Ka qenë një sezon shumë i mirë për skuadrën dhe për mua, pasi kam marrë shumë minuta këtë vit. Tani kemi ndeshjet dhe shpresoj që të paraqitemi sa më mirë”- tha fillimisht mesfushori kuqezi, i cili shtoi se tifozët shqiptarë janë zjarr dhe mbështetja do të jetë maksimale edhe në Gjermani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne i presim tifozët të shumtë, na kanë ndihmuar edhe në kualifikuese. Kur kemi ata, jemi një lojtar më shumë në fushë dhe kjo është gjëja kryesore. Ne i presim dhe shpresoj që të na mbështesin si gjithmonë. Dua ta luaj ndeshjen me Italinë, kam shumë shokë dhe pastaj kam jetuar në Itali. Kjo është një ndeshje e veçantë për mua. Siç edhe thashë, mezi po pres që të futem në fushë. Tifozët shqiptarë janë zjarr dhe mezi po i pres që t’i shoh e të jemi të bashkuar” – përfundoi prononcimin e tij Kristjan Asllani.

Mund t'ju interesojë

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 6 orësh
Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të larg...

Para 6 orësh
Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Para 6 orësh

Nga Franca në Gjermani, për Arlind Ajetin është Europiani i dytë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tregon emocionet, por edhe çfarë ka ndryshuar gjithë këto vite.

“Emocionet janë vështirë të përshkruhen, por dua të them që sa herë më thërret Kombëtarja jam gjithmonë i lumtur. Europiani është diçka shumë e veçantë dhe mezi presim që të fillojë. Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe pothuajse të gjithë luajnë në ekipe të mëdha. Kjo mendoj që është diferenca nga viti 2016. Gjithsesi angazhimi, motivimi në Kombëtare është gjithmonë në maksimum” – tha fillimisht Arlind Ajeti, i cili pret edhe mbështetjen e tifozëve kuqezi në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

“Besoj që tifozët nuk kanë nevojë për thirrje, në çdo ndeshje na kanë ndihmuar dhe besoj që edhe në dy ndeshjet miqësore do të jenë pranë nesh. Çdo ndeshje do jetë speciale në Europian, nuk mund të them Italia, Kroacia apo Spanja. Çdo ndeshje është speciale dhe do të bëjmë maksimumin”, përfundoi Arlind Ajeti.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 6 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 6 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 6 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 6 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 6 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 8 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 10 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 6 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.