
Manchester City është gjithnjë e më pranë titullit kampion në Premier League. Skuadra e Guardiolës e ka nisur në mënyrën më të mirë sfidën ndaj West Ham, në 90 minutat e fundit të këtij sezoni.
Që në minutën e dytë Phill Foden shënoi një super gol me të majtën që përfundoi në trekëndëshin e portës.