
Jasir Asani rrëmben sërish vëmendjen e UEFA-s, me golat dhe veprimet e tij spektakolare në fushën e blertë.
Nuk është hera e parë që UEFA në kanalin e saj zyrtar, publikon disa nga momentet më të bukura të numrit 9 të përfaqësueses tonë.
Asani në eliminatore zhvilloi ndeshje mjaft të mirë, ndërkohë që dhe në testin ndaj Lihtejnshtenit, realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.