Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 14:19 Hendeku i mjekëve në Ballkan: Shqipëria ka 22.7 për 10 mijë banorë, sa 53% e mesatares së BE-së Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë në vitin 2025, vetëm 53% e mesatares së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mblidhet Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, miraton statutin e ri dhe zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së

Sporti E mërkurë, 7 Prill 2021 13:45
Mblidhet Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, miraton statutin e ri dhe zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri, zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e FSHF dhe pranimin e anëtarëve të rinj.

Në fillim të mbledhjes kryetari i SHRFSH, Armando Cungu, pasi bëri me dije rendin e ditës, shpjegoi procesin e riorganizimit nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja te anëtarësisë ne FSHF. Përveç anëtarëve të shoqatës i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Federata e Futbollit përmes iniciativave të saj do të vijojë të mbështesë futbollin amator me financime dhe projekte infrastrukturore.

Objektivi është që secila SHRF të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në ҫdo rajon. Duka nënvizoi se ndryshimet statutore të dhjetorit të kaluar synojnë balancimin e aktorëve pjesëmarrës në Asamblen e Futbollit, përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbolli profesionist dhe atij amator me synimin që gjithkush që luan futboll në Shqipëri, djem dhe vajza, të jetë i përfaqësuar. Në të njëjtën frymë bëhen dhe Asambletë e Shoqatave Rajonale të Futbollit, që përfaqësimi i ҫdo anëtari në SHRF të jetë sipas peshës specifike të ҫdokujt, duke parë numrin e lojtarëve, me qëllimin e qartë: shtimin e futbollistëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë KF Tërbuni, KSSH Veleçiku, Sh. Futbollistëve ADA dhe akademia e KF Vllaznia. Subjektet në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës. Anëtarët e SHRFSH votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Më tej, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFSH e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fund, u zgjodhën tre delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Teksa shpjegoi procesin dhe kriteret për zgjedhjen e delegatëve, kryetari i SHRFSH, Armando Cungu, shprehu besimin se emrat e propozuar Alfred Pjetri, Brikeno Bizi dhe Ferid Borshi do të përfaqësojnë me seriozitet shoqatën ne Asamblenë e radhës së FSHF.

Mund t'ju interesojë

Kalulu dëmtohet dhe humbet grumbullimin me Francën

Kalulu dëmtohet dhe humbet grumbullimin me Francën

Para 25 minutash
Flick shkruan historinë te Barcelona, vetëm një përmbysje larg rekordit të Guardiolës

Flick shkruan historinë te Barcelona, vetëm një përmbysje larg rekordit të Guardiolës

Para 49 minutash
Muçi po mahnit Turqinë, mediat e krahasojnë me Zidane (VIDEO)

Muçi po mahnit Turqinë, mediat e krahasojnë me Zidane (VIDEO)

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

ShkoderShoqata Rajonale e Futbollit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hendeku i mjekëve në Ballkan: Shqipëria ka 22.7 për 10 mijë banorë, sa 53% e mesatares së BE-së
Para 1 minute

Hendeku i mjekëve në Ballkan: Shqipëria ka 22.7 për 10 mijë banorë, sa 53% e mesatares së BE-së

Teddy Riner, legjenda franceze e xhudos, shpall kandidaturën për president: “Franca nuk ka nevojë për një politikan profesionist”
Para 18 minutash

Teddy Riner, legjenda franceze e xhudos, shpall kandidaturën për president: “Franca nuk ka nevojë për ...

Kalulu dëmtohet dhe humbet grumbullimin me Francën
Para 25 minutash

Kalulu dëmtohet dhe humbet grumbullimin me Francën

Policia gjobit 21 persona që bllokuan rrugën gjatë protestës së studentëve
Para 33 minutash

Policia gjobit 21 persona që bllokuan rrugën gjatë protestës së studentëve

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 18 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.