Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 16:31 Gonçalo Ramos në vështirësi, Amorim: Faji nuk është i tij Trajneri Ruben Amorim mbron Gonçalo Ramosin, i cili ka shënuar vetëm dy gola në sezonin e parë te Milani, dhe thotë se problemi është…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Statistikat e Tirana-Partizani, ja pikat e forta dhe të dobëta të të dyja ekipeve

Sporti E diel, 28 Prill 2024 15:18
Statistikat e Tirana-Partizani, ja pikat e forta dhe të dobëta të të dyja ekipeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Derbi i ditës së diel, Tirana-Partizani, do të jetë shumë i rëndësishëm në mos vendimtar për të siguruar një vend në “Final Four”. Bardheblutë dhe të kuqtë do të përballen në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që vlen shumë më tepër se vetëm tre pikë.

Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm.

Në stadiumin “Air Albania” do të përballen dy ekipet që godasin më shumë në portat kundërshtare. Tirana kryeson këtë statistikë, me mesatarisht 11.56 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa Partizani me 11.21. Gjithashtu, bardheblutë kanë përqindjen më të lartë të guajtjeve në kuadrat, 38 % të tyre, ndërsa të kuqtë vijnë pas Tiranës me një saktësi prej 35 % të tentativave.

Mund t'ju interesojë

Gonçalo Ramos në vështirësi, Amorim: Faji nuk është i tij

Gonçalo Ramos në vështirësi, Amorim: Faji nuk është i tij

Para 5 minutash
Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off

Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off

Para 35 minutash
Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë

Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Forca e sulmit të Tiranës vihet re edhe në krosimet për ndeshje, pasi Tirana është e para në këtë renditje me më shumë se 15 krosime për ndeshje, ndërsa Partizani numëron 12.5 krosime për ndeshje.

Ndryshe është situata në aspektin mbrojtës. Tirana pëson mesatarisht 11.3 goditje drejt portës për ndeshje, edhe pse ka një sulm të mirë. Te Partizani është ndryshe, pasi ka mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat për numrin e goditjeve të marra.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një prej arsyeve të shifrave të mbrojtjes së Partizanit qëndron edhe tek numri i faulleve të shkaktuar për ndeshje: Partizani është skuadra e dytë me më shumë faulle të shkaktuar në kampionat, me 14,24 faulle për ndeshje, mbi një faull për ndeshje mesatarisht më shumë sesa Tirana.

Sulmi i ashpër i Tiranës ndaj mbrojtjes agresive të Partizanit: kjo do të jetë rruga që do të marrë ky derbi, që do të vendosë shumë për objektivat e të dyja skuadrave.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gonçalo Ramos në vështirësi, Amorim: Faji nuk është i tij
Para 5 minutash

Gonçalo Ramos në vështirësi, Amorim: Faji nuk është i tij

Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off
Para 35 minutash

Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave
Para 45 minutash

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës
Para 59 minutash

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 17 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 20 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 21 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 4 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.