
Derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit ka nisur me vonesë. Tifozët e Tiranës kanë ndezur flakadanë të shumtë në pjesën e tyre duke bërë që stadiumin ta pushtonte një tym i madh.
Gjyqtari Juxhin Xhaja priti qartësimin e pamjes duke e nisur me 7 mnuta vonesë duelin.