Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori i OSBE: Ku janë paditë? Ku janë dënimet e të korruptuarve?

Forum E martë, 20 Korrik 2021 02:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

OSBE vlerësoi sot se korrupsioni është një problem serioz për Shqipërinë dhe investimet e huaja, ndaj në Tiranë duhet bërë shumë më tepër për ta luftuar atë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se nevojitet përfundimi i hetimeve dhe dënimeve për zyrtarët e korruptuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 46 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 56 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

“Ne ndihmuam në ngritjen e portalit “stopkorrupsioni”, falë të cilit mbi 100 raste korrupsioni u dërguan në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokurorisë. Ku janë paditë? – pyeti ambasadori Borchardt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njëlloj ai pyeti për rezultatet e munguara edhe për transparencën e financimit të partive politike, ku bashkësia ndërkombëtare kërkoi të ngrihej një sistemi auditimi efektiv dhe llogaridhënës.

Fjala e plotë e Ambasadorit

Është kënaqësi të jem këtu sot, në aktivitetin përmbyllës të Projektit “Mbështetje për Masat Antikorrupsion”. Dua të falënderoj Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Shkollën Italiane të Administratës Publike, për besimin dhe mbështetjen e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se një pjesë e madhe e suksesit të kësaj nisme i takon edhe angazhimit të përfaqësuesve të qeverisë, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe studentëve. Idetë, bashkëpunimi dhe angazhimi juaj kanë qenë thelbësor për ta çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët: luftën kundër korrupsionit.

E konsiderojmë këtë projekt si një arritje kundër korrupsionit. Kjo është e dukshme nga bashkëpunimi i shkëlqyer i arritur mes aktorëve të ndryshëm, që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe institucionet.

Bashkëpunimi me një larmi kaq të madhe aktorësh ka sjellë rezultate shumë pozitive. Disa shembuj janë Kodi i Sjelljes kundër Mitës për komunitetin e biznesit, kurrikula e trajnimit për antikorrupsionin dhe integritetin për zyrtarët publikë, që janë tashmë pjesë e programit mësimor të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për nëpunësit, fushata kombëtare e sensibilizimit kundër korrupsionit, si edhe anketat e biznesit kundër mitës dhe për klimën e investimeve, së bashku me rekomandimet e tyre përkatëse për institucionet.

Ne besojmë se vullneti juaj për të punuar me ne në këtë projekt është dëshmi e fortë që ju keni vendosur të veproni kundër korrupsionit në Shqipëri.Megjithatë, siç është shpesh rasti për OSBE-në, ne punojmë me ju për të përgatitur mjetet, mjete të cilat ne nuk mund t’i përdorim vetë. Sado kompleks që ka qenë projekti, sado besim të kemi ne në rezultatet e tij, jeni ju që duhet t’i përvetësoni këto mjete dhe t’i përdorni nëse dëshironi të sillni ndryshim. Trajnimi i nëpunësve publikë kundër korrupsionit do të jetë i dobishëm vetëm nëse ata japin llogari për sjelljen etike para eprorëve të tyre. Trajnimet e përfituara nga organizatat e shoqërisë civile për monitorimin e fondeve publike do të funksionojnë vetëm nëse këto organizata vendosin të angazhohen, të luajnë rolin e tyre dhe të flasin hapur. Rekomandimet dhe gjetjet e anketave të biznesit, apo udhëzimet e Kodit të Sjelljes kundër Mitës do të bëjnë dallimin vetëm nëse institucionet përgjegjëse bazohen në to në të ardhmen. Mesazhi im për të gjithë pjesëmarrësit këtu sot e më tej pra është: përdorini instrumentet që ju ofron ky projekt dhe projekte të tjera, me qëllim që të bëni diferencën kur bëhet fjalë për korrupsionin. Shikoni përreth. Juve dhe vetëm juve ju takon vendimi nëse doni që zyrtarët publikë të japin llogari për korrupsionin.

 

Nga një këndvështrim më i përgjithshëm, Shqipëria ka bërë disa hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër korrupsionit: treguesi më i mirë që kemi është treguesi i Transparency International. Ai e rendiste Shqipërinë në pozicionin shumë të ulët prej 31 pikësh, nga 100 të mundshme, në vitin 2013, dhe me 39 pikë më 2016. Kjo tregon përparim, por sigurisht nuk mjafton dhe është ende larg të qenit mirë.

 

Të gjithë e dimë se korrupsioni është një problem serioz për investimet e huaja, pra për vetë vendin. Unë kam bindjen e plotë se duhet bërë akoma më shumë për të luftuar korrupsionin. Është e nevojshme të ketë ndjekje rigoroze dhe sistematike të hetimeve dhe dënimeve. Ne ndihmuam në ngritjen e portalit “stopkorrupsioni”, falë të cilit mbi 100 raste korrupsioni janë dërguar në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokurorisë. Ku janë paditë?

 

Një tjetër problem i lidhur me zgjedhjet: komuniteti ndërkombëtar ka rekomanduar tashmë për një kohë të gjatë vendosjen e një kuadri ligjor mbi financat e partive politike për të ngritur një sistemi auditimi efektiv dhe llogaridhënës. Ku jemi më këtë çështje?

 

Në vende të tjera, institucionet e forta dhe të pavarura kundër korrupsionit kanë vërtetuar se janë një vegël mjaft e dobishme për të luftuar korrupsionin. Ne rekomandojmë me forcë të punohet për ngritjen e një organi të tillë edhe këtu në Shqipëri.

 

Reforma në Drejtësi është me rëndësi kryesore. Por ajo nuk është gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për çdo qytetar, çdo ditë. Ne e nxitim Shqipërinë të bëjë më shumë kundër tij. Dhe, sigurisht, OSBE-ja mbetet e gatshme ta mbështetë Shqipërinë në këtë përpjekje.

 

Faleminderit!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 20 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 26 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 32 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.