Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha, Patozi dhe hendeku 300 mijësh!

Forum E enjte, 29 Korrik 2021 01:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja

Teksa po analizoja korrelacionin statistikor mes elektoratit “blu” dhe atij “gri”, ndërtova një grafik, i cili e ilustron në mënyrë koncize këtë korrelacion (shihni grafikun shoqërues). Ky grafik tregon se, kur votat e djathta ishin të shumta, numri i atyre që nuk votonin ishte i vogël. Kurse kur votat e djathta ishin të pakta, numri i mosvotuesve ishte i madh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2009, votuan për partitë e djathta 740 mijë zgjedhës. Ndërkohë, vetëm 400 mijë votues me banim në Shqipëri, nuk morën pjesë në zgjedhje. Në vitin 2013, numri i votuesve të partive të djathta zbriti në 680 mijë dhe numri i mosvotuesve, mbeti 400 mijë. Por në vitin 2017, numri i votuesve të djathë pësoi një rënie dramatike – zbriti në 460 mijë – ndërkohë që numri i mosvotuesve arriti në 550 mijë. Sipas një sondazhi që zhvillova në fillim të marsit (http://albanianfreepress.al/news/2018/03/zgjedhje-sot-150-mije-pjesemarres-me-pak-se-vjet-analize-nga-eduard-zaloshnja-79205/ ), rezulton se sot, votuesit e djathtë janë rreth 480 mijë dhe mosvotuesit janë rreth 700 mijë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përmbledhtas, mund të thuhet se, në krahasim me kohën kur koalicioni i djathtë udhëhiqej nga Berisha, elektorati “blu” është tkurrur me rreth 300 mijë, ndërkohë që elektorati “gri” është rritur me rreth 300 mijë.

Një zgjidhje e thjeshtë e këtij problemi, do të ishte që në krye të koalicionit të djathtë, të rikthehej përsëri Berisha. Por gjërat në jetë nuk janë aq të lehta sa mund të duken në një grafik.

Së pari, Berisha ka deklaruar vazhdimisht se, nuk do të rikthehet më kurrë në një post politik apo shtetëror, përveç atij të deputetit të thjeshtë. Dhe duke ditur se sa rëndësi i jep ai imazhit të tij si “burrë malësor”, duket e pamundur që ta shkelë këtë betim publik të përsëritur.

Së dyti, një rikthim i Berishës në krye të koalicionit të djathtë, vërtet mund të ndikojë tek rikthimi i shumë ish-votuesve në sinorin e së djathtës, por mund të sjellë edhe një reagim të të pakënaqurve të majtë, për t’u kthyer në sinorin e tyre. Në këtë mënyrë, do të kishim një rritje të elektoratit “blu”, por do të kishim edhe një rritje të elektoratit “rozë”. Dhe siç treguan zgjedhjet e 2013-ës (kur Berisha ishte kryeministër), elektorati “rozë” është më i madh se ai “blu”.

Në këto kushte, duket sikur e vetmja mundësi e koalicionit të djathtë, për t’u rikthyer në kuotat e 750 mijë votave, mbetet afrimi mes PD-së së Bashës dhe lëvizjes politike të udhëhequr nga Astrit Patozi. Po a është e madhe kjo mundësi?

Patozi dhe disa ish-politikanë të rëndësishëm të PD-së, kanë shpallur para disa muajsh një platformë për rithemelimin e PD-së, me kusht që Basha të rifutet nga e para në garën për kreun e partisë. Por Basha deklaroi së fundi, se kushdo që dëshiron të kontribuojë te PD-ja, mund të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar që ajo do të zhvillojë në prill. Me fjalë të tjera, Patozi me shokë mund të marrin pjesë në kuvendin e partisë, si anëtarë të thjeshtë…

Në qoftë se ky qëndrim refraktar i Bashës vazhdon, edhe përkundër thirrjeve të përsëritura të Berishës për bashkim të të gjithë politikanëve të djathtë, qysh nga 1990-ta e këtej, Patozi dhe bashkëpunëtorët e tij duket se do të krijojnë një parti të re të djathtë.

Në pamje të parë, të krijohet përshtypja se kjo parti do t’i prishë punë koalicionit të djathtë, duke i marrë vota atij. Po ky koalicion nuk ka ku të zbresë më poshtë – ka humbur 1/3 e votave të tij në vitet e fundit.

Në qoftë se partia e re e udhëhequr nga Patozi, do të arrijë të marrë një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e ardhshme, ato do të vijnë nga elektorati “gri”. Pra, do të vijnë nga ata 300 mijë votues të djathtë që i janë larguar koalicionit të PD-së, qysh nga viti 2009.

Dhe në qoftë se, kjo parti e re e djathtë do të jetë e aftë të marrë mjaftueshëm deputetë në zgjedhjet e ardhshme, Basha mund të ketë shansin ta bëjë koalicionin me Patozin, në vend që ta bëjë me Kryemadhin…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.