Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fazlliç dhe sulmi i klanit Berisha kundër Lulzim Bashës

Forum E mërkurë, 28 Korrik 2021 22:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I vetmi që nuk ka reaguar për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe lidhjeve të dyshuara me rusët është Sali Berisha, heshtja e të cilit lë të ekspozuar Lulzim Bashën përballë sulmeve që po i adresohen nga disa anë. Është naive të besohet se një ofensivë e tillë politike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike mund të linte indiferent Sali Berishën, për më tepër për një temë si proamerikanizmi dhe antiPutinizmi.

Pra përballë sulmeve që dirigjohen politikisht nga Partia Socialiste dhe jo vetëm, Lulzim Basha nuk ka mbrojtjen e Sali Berishës, i cili po qëndron në rolin e spektatorit. Anormale, jo vetëm për ndjeshmërinë që ka karakterizuar qytetarin dixhital në raport me zhvillimet e aktualitetit, por edhe hierarkinë politike të PD-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

Në të njëjtën kohë me akuzat për sponzorizim të Bashës nga rusët kanë shpërthyer kundërshtitë e atyre që njihet si zëra opozitarë brenda Partisë Demokratike dhe njerëz të Sali Berishës në PD. Astrit Patozi, Arben Imami, dhe Ridvan Bode ditët e fundit kanë amplifikuar akuzat kundër Lulzim Bashës me intervista në disa televizione si Report Tv apo Tv Klan dhe të pasqyruara gjerësisht në portalet që i bëjnë fresk qeverisë. Lidhja e supozuar me rusët është armë tepër që aktivistët e mendimit ndryshe në PD po përdorin për të goditur Bashën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu portalet pranë opozitës i kanë dhënë një hapësirë një postimi të gazetarit Bledian Koka, i njohur për afeksoinin  pro Sali Berishës, ku i bën thirrje Lulzim Bashës të japë dorëheqjen si e vetmja rrugë për të shpëtuar veten dhe Partinë Demokratike nga akuzat për lidhje me rusët.

Ky është vizatimi që bashkon pikat e kësaj trajektoreje, ku reflektohen nga njëra anë mbrojte interesash të ish-kryeministrit Berisha dhe disa njerëzve të përjashtuar nga PD dhe në anën tjetër qëllime politike të qeverisë aktuale.
Në këta pikë mediat pro qeverisë po përpiqen të shërbejnë sa më dukshëm ndaj zotit Rama me zellin për të promovuar kryesisht Patozin dhe zërat kundër.

Interesi i Sali Berishës për miratuar një sulm ndaj Lulzim Bashës mund të shpjegohet me qëndrimin e këtij të fundit ndaj çështjes me të cilën po përballet djali i tij Shkëlzeni, ku Partia Demokratike mesa duket nuk po ofron mbrojtjen e duhur. Ose me shpérfilljen që Basha ka treguar kohët e fundit ndaj tij. Ndërsa qeveria ka shumë arsye për të zhvendosur vëmendjen drejt Lulzim Bashës, që ka treguar se është i aftë të kthehet nga kundërshtar në partner. Aq më tepër që 613 kg kokainë nuk dihet se çfarë historie fshehin.

Në këtë histori të paqartë sherresh të brendshme, edhe dalja hapur kunder Bashës e një “miku” të Berishës, siç e ka quajtur ky i fundit Damir Fazlliç, e bën edhe më komplekse pozitën e kryetarit të PD. Mesa duket rrethi po ngushtohet dhe Lulzim Basha po ndjen më shumë se kurrë pas qafe hijen e rëndë të paraardhësit të tij.

Marrë me redaktime nga Respublica

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.