FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Femrat dhe femrat

Nga Miranda Haxhia

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kur opinioni po ngatërron këmbët me histori këngëtaresh, fyerje dhe pësh- pëshe, mund t’i dukem e dehur krejt njerëzve, por dua të rrëfej për një grua që nuk e njoha dot kurrë. Kur ma patën rrëfyer historinë e saj, kam hedhur sytë rrotull për të gjetur ndonjë të ngjashme me të… edhe të tjerat si ato qenë zhdukur. Jo nga frika e fjalëve; u fikën. 
As ju nuk e keni njohur. Ishte krejt e zakonshme. 
E lindur në një familje me origjinë patriotësh, nga ato familje- derë e madhe – ku flitej frëngjisht, italisht, turqisht dhe shqip, atë shqipe të kohës së Naim Frashërit, ajo u rrit si zonjushë e vërtetë, zgjidhte kapelen, mësoi të mos e ngrinte zërin, të fshihte emocionet, të prezantohej me tërë hiret dhe bukurinë.
Fill pas lufte, i morën babain në burg. E dënuan aq shumë, sa nuk guxonte të numëronte, të ëndërronte se do ta kishte në dasmën e saj. Pastaj, një natë vonë, Ishte 19 maji i vitit 1950, trokitën, e morën edhe atë. Pas dy ditwsh, mbushi 20 vjeç. Ditëlindje qelie. U dënua dhjetë vite burg në burgun e Burrelit. Në të njëjtin burg me të atin, për dhjetë vite, u takuan vetëm një herë përmes telave, ashtu, thjesht, pa emocione, shtrënguan majat e gishtave dhe u panë ndër sy. 
Qëlloi në qeli me Musine Kokalarin, zonjushën e madhe të mençur e të papërkulur të ëndrrës së demokratëve shqiptarë të pas Lufte. 
Siç ka rrëfyer vëllai i saj, e di si e kaluan një ndër ato Vite të Rinj, që, si për ironi, shfaqeshin si çelësa prangash? Oh, bënë një pemë prej gjerash qelie dhe kënduan ca këngë…këngë të vjetra…unë nuk i kujtoj dot, se gjuha ime groposet nga frengjishtja e tyre elegante, nga italishtja e tyre aq flirtuese, por, më besoni, asnjëra nuk fliste për ‘hedhim valle në gojën e ujkut’, apo ‘ me dyqind petrita…’
Flladitnin birucën me këngë dashurie.
Në fund të fundit, dashuria ishte shkaku i madh pse ato u futën në burg – dashuria për jetën. 
E ndjera Rita Sami Koka, nuk jeton më prej vitesh. Nuk mori asnjë titull a gradë në varr, veç pikëllimit për djalin e vetëm që ia sollën prej ushtrie të vdekur (kushedi se përse, por vriteshin shumë djem me histori e biografi të grisura atë kohë!)
Si Rita, kanë jetuar në Shqipëri me dhjetra e qindra vasha, nuse, motra, nëna, gjyshe që krijuan këngën e tyre, larg shkëlqimit të rremë, por e kënduan vetëm njëherë, para se të zhdukeshin… të fikeshin. 
Ato janë gratë e vërteta të Shqipërisë. Edhe pse nuk i njohim gjith’ historitë e tyre, edhe pse nuk e besojmë që bënin dhjetra e qindra kilometra nëpër male, deri në burgun më të thellë për të mos humbur të dashurit, burrat, vëllezërit, etërit; edhe pse u degdisën në fshtra pa emër, pa diell dhe pa jetë për shkak të burgut të burrave të tyre, të etërve, të vëllezërve; edhe pse humbën ëndrrat, shkollën; edhe pse… ato ruajtën atë tisin e mrekullueshëm të aristokrateve, që, edhe Tolstoji do t’a kishte zili, edhe pasi shkroi romanin ‘Anna Karenina’. 
***
Pas këtij emocioni që më zgjojnë këto fjali… vallë, ia vlen të flasëësh për këngëtaret e shoqet ideale në socializmit? Apo për debate që janë si kanale me shenja tifoje, ku bashkohen ujërat e zeza me të bardha? 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?