Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kohë të këqia për demokracinë

Forum E premte, 30 Korrik 2021 05:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në të gjithë botën liria e mendimit është e kufizuar. Ka më shumë zgjedhje jo korrekte dhe etja për pushtet e populistëve po shtohet. Në këtë përfundim arrin një studim i fundit i Fondacionit Bertelsmann.

Infografik Der Transformationsindex der Bertelsmann Stiftung ENG
Sipas një studimi, në vendet në zhvillim dhe në vendet në ekspansion ekonomik gjendja e demokracisë ka rënë në nivelin më të ulët që prej dymbëdhjetë vjetësh. Gjithnjë e më shumë ata që qeverisin i sabotojnë instancat e kontrollit, për të ruajtur pushtetin e tyre dhe një sistem të vetëpasurimit. Njëkohësisht protesta kundër pabarazisë sociale, korrupsionit dhe keqmenaxhimit po rritet, rezulton në një analizë dyvjeçare të Fondacionit Bertelsmann. Ky fondacion hulumton rregullisht që prej vitit 2004 në të ashtuquajturin “indeks të transformimit” zhvillimet politike dhe ekonomike në 129 shtete në zhvillim dhe në ekspansion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Edhe në demokraci qeveriset shpesh me dorë të fortë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një rezultat frikësues i këtij viti: në gjithnjë e më shumë shtete demokratike ka kufizime të lirisë për njerëzit. Gjithsej janë 40 qeveri, midis tyre janë edhe disa në shtete të demokracive të avancuara që në dy vitet e fundit e cënuan demokracinë. Në 50 shtete u kufizuan liritë politike. Për sfidat e ekonomisë botërore pushtetmbajtësit gjejnë përgjigje të pamjaftueshme dhe shpesh i kalojnë ato në kurriz të shtresave me të ardhura të pakta të popullit. Një numër i madh qeverish, thanë studiuesit, nuk gjejnë receta kundër konflikteve sociale, etnike dhe fetare në rritje – pjesërisht edhe i ushqejnë këto tensione.

Jo dialog, jo kompromise

Një arsye thelbësore për rezultatet e këqia sipas studiuesve të Bertelsmannit është mungesa e aftësisë dhe vetëdijësimit të shumë qeverive për të reaguar ndaj konflikteve brenda shoqërisë me dialog dhe të prirur ndaj konsensusit. Gatishmëria e qeverive për qetësimin e konflikteve, sipas indeksit ka rënë në 58 shtete që në vitin 2006. Kjo vlen veçanërisht për qeveri autoritare si Hungaria ose Turqia, të cilat kanë ardhur vetë në pushtet nga protesta qytetare dhe polarizimi. “Por në plan afatgjatë, sundimi me anë të detyrimit në vend të dialogut çon në një rrugë qorre”, thotë për këtë Aart De Geus, kryetar i kryesisë së Fondacionit Bertelsmann.

Zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik dhe social autorët e shohin si njërin nga pengesat më të mëdha për zhvillimin në drejtim të demokracisë dhe të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të qendrueshëm. Në 72 vende në zhvillim dhe në ekspansion sundojnë varfëria masive dhe pabarazia e madhe sociale. Në të gjithë botën gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë jo vetëm në regjime të pabarabarta, por edhe represive. Aktualisht janë 3,3 miliardë njerëz që qeverisen në mënyrë autokratike, aq sa kurrë më parë që prej nisjes së studimit./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.