Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Nga Luan Rama
Në vend të një analize realiste e gjakftohtë për protestën qytetare në rrugën e kombit dhe aktet e dhunës që e provokuan atë, Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandalë!
E për më keq akoma, përpiqet t’i terrorizojë e kërcënojë, madje edhe në një ditë të shenjtë, duke shkelur mbi nje kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket!
Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!
Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!
Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!
Duhet t’ju kërkosh falje për kercënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët, tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut!
Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!
Se ata janë atje ku “flet Gjallica me dy Drinat, Luma gjithmon’ i ka dasht’ trimat”;
Se ata janë “bijt’ e Lumës që hiç s’kan’ dert, nga një luftë e bajn’ për vjet”.

SHKARKO APP