Ndriçim Kulla: E gërvishta pak Majlinda Bregun dhe doli Lenka Çukoja

Deputetja Majlinda Bregu reagoi dje ndaj një shkrimi opinionistit, Ndriçim Kulla, të botuar më 27 shtator. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Bregu shprehte kundërshtinë e saj për disa nga tezat e Ndriçim Kullës. Në respekt të lexuesve, gazeta po boton sot përgjigjen që Z. Kulla kthen ndaj deputetes së PD. Znj, Majlinda Bregu.

Më poshtë shkrimi i Z. Kulla.

E gërvishta pak Majlinda Bregun dhe doli Lenka Çukoja”

Nga Ndriçim Kulla/Pasi bëra një replikë mëse normale me Majlinda Bregun për tezat që ajo ka paraqitur në disa intervista televizive, zonja reagoi jo duke më kthyer përgjigje për analizën që iu bëra tezave të saj, por duke bërë sulme personale ndaj meje. Zonja Bregu e nis përgjigjen e saj ndaj meje duke më quajtur qen që leh dhe të cilin duhet ta gjuash me gurë. Kur një politikane, deputete, ish-ministre, ish-pedagoge flet kështu për një person publik, botues, opinionist, në media, studiues, autor i shumë librave, ish-koleg si pedagog universitar, duhet të tregojë një arsye të fortë për diçka që e ka fyer thellë në shkrimin tim, sa e ka detyruar që të shprehet kështu.

    Në fakt, zonja Bregu në vazhdim të shkrimit nuk thotë se unë e kam fyer personalisht atë, që ta bëj të shprehet kështu, por thotë se unë paskam fyer kujtimin e të ndjerit Sokol Olldashi duke e quajtur kandidat të vdekur.Pra fshihet pas gishtit.Zonja Bregu edhe këtu gënjen ditë në diell, sepse unë nuk kam thënë këtë gjë. Ajo që kam thënë unë është e botuar në shtyp, në gazetën “Mapo” dhe scripta manet, siç thoshin latinët. Unë kam thënë se në PD ka disa njerëz si Majlinda Bregu dhe të tjerë, që duan t’ ia kundërvënë Oldashin e vdekur liderit të gjallë Basha, duke u paraqitur këta vetë mbartës të asaj që e quajnë fryma “Olldashi”. E meqënëse Olldashi nuk jeton më, nga e gjithë kjo përfitojnë vetëm këta njerëz që e përdorin në mënyrë makabre arkivolin e të ndjerit Olldashi si podium për të mbajtur fjalime politike për ambicjet e tyre për të marrë drejtimin e partisë. Nëse Bregu dhe të tjerët si ajo pretendojnë postin e Bashës le ta lenë arkivolin e Oldashit të prehet në varr, dhe të dalin me staturën e tyre politike në këtë garë.

     Zonja Bregu më quan anonim me të cilin nuk do të denjonte te debatonte, por e bën këtë në respekt të Olldashit. Nëse zonja Bregu do që të matemi për nga shkallja e njohjes publike, ajo duhet të pranojë që këtë garë ta bëjmë si intelektualë, duke hequr dorë ajo nga njohja publike që përfitoi si politikane e propozuar nga Sali Berisha në 2005. Pra, zonja Bregu duhet të heqë dorë nga njohja publike që ka pasur si deputete dhe ministre. Çfarë do të mbetej pas kësaj nga zonja Bregu. Ajo ka qenë ashtu si dhe unë pedagoge universitare. Ne ndryshojmë vetëm se mua më largoi nga puna PS, kur erdhi në pushtet në 1997, ndërsa zonjën Bregu e mbajti në punë. Jo për merita profesionale, sepse zonja Bregu edhe sot nuk ka asnjë libër të vetëm të botuar në CV-në e saj. Por për meritën e vetme që Majlinda Bregu, si folëse në Televizionin shtetëror, të vënë totalisht në shërbim të qeverisë socialiste, shante PD-në dhe qëndrestarët, siçi quajti në atë kohë z. Berisha opozitarët e atyre kohëve të vështira, Një nga qëndrestarët isha dhe unë që isha aktiv në shtypin e opozitës. E sfidoj zonjën Bregu që të botojmë tëdy bibliografinë e shkrimeve tona në shtyp në vitet 1997-2004 ose cfardo kontribut tjetër. Unë kam plot shkrime në gazetën e PD dhe në shtypin pranë PD-së, ajo nuk ka asnjë shkrim të tillë. Nuk po them për vitin 2005, vitin e zgjedhjeve kur Majlinda erdhi në PD me sigurinë se do të bëhej deputete. Sigurisht që ne qëndrestarët ishim anonimë për të katapultuarit si Majlinda. Madje ishim UFO.

    Zonja Bregu thotë se unë nuk e paskam njohur Olldashin për shkak se nuk kam pasur punë me PD.Në fakt edhe këtu gënjen, sepse unë e kam njohur më shpejt se Majlinda të ndjerin Olldeshi. Nëse Zonja Bregu e ka fjalën për kohën kur PD ishte në pushtet, në vitet 2005-2013, këtu ka tëdrejtë. Unë nuk kam pasur punë me PD, sepse ministrat duke përfshirë edhe Olldashin u bënë të paarritshëm për qëndrestarët. Për të mos folur për ministrat si Bregu

    Zonja Bregu thotë se paskam bërë shkollën natën.Por prej mediokritetit të saj nuk ka për ta kuptuar kurrë se cfarë  mëdha mua vullneti dhe motivimi përtej asaj shkolle,për të bërë punë për të cilat ndjehem krenar. Në të vërtetë unë e kam bërë shkollën me korrespondencë për shkak se regjimi komunist nuk ma dha të drejtën e studimit të rregullt, për arsye politike, sepse dy dajot e mi ishin të arratisur. Ai regjim që më mohoi mua të drejtën e shkollimit, i futi në burg politik vjehrrin dhe burrin e Majlinda Bregut. Zonja Bregu duke u tallur me atë që më bëri regjimi komunist mua tallet edhe me burgun politik të vjehrrit dhe të burrit të saj. Por kjo nuk është për t’ u çuditur se Majlinda nuk mban mbiemrin e burrit, “Ajazi”, sepse i vjen turp që ai ka qenëi burgosur politik.

    Zonja Bregu thotë se ajo dhe Lulzim Basha kanë ardhur në të njëjtën ditë në PD. E jo zonja Bregu, gënjeni. Vërtet në 2005 keni ardhur në të njëjtën ditë, por ju harruat se para kësaj dite keni një ndryshim të madh me njëri-tjetrin. Lulzim Basha shkoi të shkollohet në Europë si shumë të rinj shqiptarë dhe pas shkollimit u punësua në institucionet ndërkombëtare për të fituar eksperiencë perëndimore pune. Ju ndryshe nga ai, u bëtë pedagoge universitare në kohën kur në pushtet ishte PD, në 1996, u punësuat në televizionin shtetëror po në atë vit dhe të gjitha këto me mbështetjen e PD-së. Pas kësaj ju zonja Bregu iu larguat PD-së madje u pozicionuat kundër saj, për të shkuar në PD në 2005, kur patë se ju kishin ftuar për të ndarë tortën, nga e cila morët një thelë të majme ndërsa ne qëndrestarëve nuk na mbetën as thërrimet. Zoti Basha solli frymë perëndimore administruese dhe qeverisëse në PD. Ju zonja Bregu çfarë fryme sollët? Ju gërvishta pak me polemikë dhe pas imazhit tuaj të kuruar me kujdes u zbulua Lenka Çukoja, enveristja që nuk e duron dot debatin dhe e quan “qen” atë që replikon me tezat e saj dhe quan anonim një njeri që ka psur kurajon dhe këmbguljej që të tivlerësoj elitën intelektuale shqiptare atë trshëgimi të vyer mendore që ishte busulla jonë kombëtare  autor i rreth 30 librave me permbajtje politike ,biografike ,studimore dhe kulturologjike, duke përfshirë këtu edhe punën e madhe akademike ,botuese dhe promovuese të 32 vëllimeve të albanologut me fame qartësisht ndërkombëtare At Giuseppe Valentini, literature kjo të cilën znj Bregu as që e ka dëgjuar palere më të ketë lexuar ndonjë gjë.

Sa për vlerat dhe meritat e Olldashit që numëroni, zonja Bregu, ato iu shtohen atyre që kam përmendur unë dhe që e bëjnë Olldashin një politikan dhe qeveritar me talent. Por ato nuk mjaftojnë që të flitet për një frymë “Olldashi”, për një model lidershipi “Olldashi”, sajime këto tuajat për ta përdorur Olldashin e vdekur si rival të liderit të gjallë Basha. Kjo është një përdhosje që i bëni ju të ndjerit Olldashi zonja Bregu, për hir të ambicjeve tuaja politike.

Majlinda Bregu:“Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë”

SHKARKO APP