Pse populistët nuk janë politikanë të mirë

Në Britaninë e Madhe pas Po-së për Brexit, populistët morën arratinë, në Gjermani po i hanë kokën njëri-tjetrit. Populistët në Europë e tregojnë fytyrën e vërtetë me sa duket, atëherë kur vjen puna të përvishen krahët.

Shembull i Britanisë së Madhe e tregoi: Populistët janë si fëmijët e paedukuar, që zhvasin sa më shumë lodra, u bien atyre deri sa të prishen, e në fund i kthejnë sytë e habitur nga mamaja, ose vazhdojnë të kërkojnë lodra të tjera. Nigel Farage dhe Boris Johnson janë një kategori e tillë. Po në Gjermani? Në grindjen aktuale brenda partisë populiste “Alternativa për Gjermaninë” mes drejtuesve Frauke Petry dhe Jörg Meuthen kuptohet faqja tjetër e populizmit: Populistët janë shpesh egoistë të fiksuar. Shpesh ata e kanë të vështirë të punojnë në ekip. Populistët gjermanë egoistë duan të kenë gjithmonë të drejtë dhe të thonë fjalën e fundit. Por është e mundur të luftosh dhe të jesh i drejtë.

Politika – aftësi për kompromis

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet që njerëz të tillë të vendosin për të ardhmen e sistemeve tona sociale apo bashkëpunimin me njëri-tjetrin? Ata që nuk kanë asnjë aftësi për kompromis? Që nuk kanë dëshirë të marrin përgjegjësi për një vendim, të cilin nuk e mbështesin 100% në situata të caktuara? Pa menduar se çfarë pasojash afatgjata kanë këto vendime? Edhe Angela Merkel e bëri një gabim së fundmi: Kur në shtatorin e vitit 2015 ajo “hapi” kufijtë për refugjatët, kjo nuk u bisedua më parë me vendet e tjera anëtare të BE-së. Rezultati: një kohë e akullt diplomatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Merkeli mëson nga gabimet. Pas Brexit ajo kërkoi rrugën e bisedimeve me Varshavën dhe mori buzëqeshjen e munguar prej muajsh nga kryeqyteti polak. Për cilin lloj politikani kemi nevojë ne në të ardhmen? Pragmatikët e pushtetit dhe kompromisit janë të zgjuar, por nuk po i arrijnë dot më ato shtresa në elektorat që duan të preken emocionalisht. Ata orientohen tek populistët dhe radikalët -kriza e BE-së dhe ngjitja e partive populiste e bëjnë këtë mëse të qartë.

Scholz Kay-Alexander Kommentarbild AppKay-Alexander Scholz

Drejtues të fortë? Vërtet një përfitim?

Cilët lloj figurash drejtuese preferojnë populistët dhe radikalët? Sipas natyrës së tyre- një drejtues të fortë që jep drejtim. Megjitëse kjo nuk të duket më e përshtatshme për kohën e sotme. E nëse nga këta të fortë bëhen shumë, atëherë ata reduktohen në përmasat e një egoisti të fiksuar, që në rastin më të keq përfshihen në luftëra të brendshme për pushtet, si e tregon edhe AfD aktualisht.

Si tip ideal mbetet përzierja e dikujt që sigurisht i mban sytë nga sondazhet, e orienton qëndrimin politik në këtë drejtim, dhe me këtë bëhet një populist në kuptimin më të mirë. Veprimet e tij i shet si pa alternativë tjetër, dhe kështu del në krye si një figurë e fortë drejtuese. Në partinë e tij gati i padiskutueshëm, sepse për momentin nuk ka kandidatë të tjerë që mund ta zëvendësonin-. Me thënë të vërtetën, Gjermania ka qëlluar në shenjë me një kancelare të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?