Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA: Do ti shikojmë ndryshe shtetet që nuk na votuan

Forum E martë, 20 Korrik 2021 04:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria u rreshtua kundër SHBA dje në një votim që ishte me shumë politik se sa vendimmarrës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën deklaratën e fortë, gati një kërcënim, për 128 vendet që votuan pro rezolutës së Turqisë dhe Jemenit në OKB.
Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”. Deklarata e ambasadores Nikki Haley ishte e drejtpërdrejtë për vendet që nuk e respektuan SHBA. Në këtë grup tani përfshihet edhe Shqipëria, me vendimin që mori qeveria për të votuar rezolutën anti-Trump.

Ambasadorja amerikane në OKB falenderoi 65 vende që respektuan vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur ambasadën e saj në Jeruzalem. Të paktë ishin ata që votuan kundër rezolutës, por shumica e vendeve abstenuan duke mos shfaqur asnjë qëndrim armiqësor ndaj Trump. Ndryshe nga këta, Shqipëria iu bashkua vendeve me qëndrimin e prerë duke votuar pro rezolutës dhe kundër amerikanëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 47 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 57 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Qëndrimi i qeverisë shqiptare nuk u konsultua më herët me forcat e tjera politike. E vetmja deklaratë e Ministrit tonë të Jashtëm, Ditmir Bushati ishte në parlament, kur ai tha se qëndrimi i Shqipërisë është i njehsuar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. “Qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por të mërkurën, në një konferencë për mediat, Donald Trump ishte shumë i qartë, gati kërcënues me fjalët e tij për vendet që do të votonin pro rezolutës.
“Për të gjithë ata shtete që përfitojnë nga paratë tona dhe votojnë kundër nesh. Ata marrin qindra miliona dollarë, madje biliona dollar dhe votojnë kundër nesh” tha Trump. “Ne do t’i shënojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh. Do të kursejmë shumë para. Nuk ka rëndësi për ne” tha ai duke lënë të kuptohet se SHBA do të kursehet me ndihmën që i jep vendeve në nevojë.

Nismëtar i rezolutës ka qenë presidenti turk, Taip Rexhep Erdogan, i cili flakë për flakë iu përgjigj kërcënimit të Trump.
“Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Truqisë me dollarët e tu” u shpreh Erdogan në një fjalim në Ankara. “Unë shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë rezultatin që shpresojnë nga OKB dhe bota do t’i japë një leksion të mirë Shteteve të Bashkuara” tha Erdogan.
Rezoluta që dënon vendimin e Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, ishte një propozim i Turqisë, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe Jemeni, në Grupin Arab në OKB.

Para votimit, Nikki Haley iu drejtua 193 vendeve të OKB-së me një letër ku sqaronte se administrata Trump “thjesht po kërkon mirënjohje për miqësinë historike, partneritetin dhe mbështetjen që ju kemi dhënë dhe që ta respektoni vendimin tonë për ambasadën tonë”. Siç duket, me votimin e OKB, Shqipëria për herë të parë në këto 27 vjet, me një vendim shtetëror e mohoi këtë mirënjohje ndaj SHBA.

Statusi i plotë i ambasadores Nikki Haley

Ne i vlerësojmë këto vende që nuk rane pre e papërgjegjshmerise se Kombeve të Bashkuara:

 Antigua-Barbuda, Argjentina, Australia, Bahamas, Benini, Butani, Bosnja dhe Hercegovina, Burma, Kameruni, Kanadaja, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke , Republika e Dominikanëve, Republika Demokratike e Kongos, Salvadori, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Gjeorgjia, Guatemala, Guinea Bissau, Haiti, Hondurasi, Hungaria, Izraeli, Xhamajka, Kenia, Kiribati, Letonia, Lesoto, Malavi, Ishujt Marshall, Meksikë, Mikronezi Polonia, Rumania, Ruanda, Samoa, San Marino, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Sudani Jugor, Shën Kits-Nevis, Shën Lucia, Moldavia, Mongolia, Nauru, Palau, Panama, Paraguai, Sëaziland, Timor Leste, Togo, Tonga, Trinidad-Tobago, Turkmenistani, Tuvalu, Uganda, Ukraina, Vanuatu dhe Zambia.

Image

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 20 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 26 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 33 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.