Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shëmtia qeverisëse nuk fshihet dot pas gënjeshtrave festive

Forum E enjte, 17 Dhjetor 2020 09:55
Shëmtia qeverisëse nuk fshihet dot pas gënjeshtrave festive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali

Gjatë rendit keqqeverisës që po jetojmë, e vërteta është shndërruar në një bashkim bashkëtingëlloresh dhe zanoresh; e tilla ka humbur kuptimin e saj dhe konsiderohet një temjan për djallëzinë që kërkon të fshehë babëzinë që tregon shëmtinë…..shëmtinë e një qeverisjeje që ka tjetërsuar tepsinë duke lënë një lugë bosh, e tilla si kujtim për ekzistencën e mëparshme të së njëjtës. Kjo është Shqipëria e së sotmes, një përjetim dramatik i korrupsionit dhe drejtësisë së munguar që inkurajon vullnetin e tjetërsuar qytetar, gjithashtu; propaganda qeverisëse që ka inkurajuar fshehjen e së vërtetës në sirtarët e dyllosur që kyçin pazarin e radhës klientelist në funksion të instalimit të mëtejshëm të autokracisë , e tilla që përmes akteve po zhbën fytyrën e ashtuquajtur demokratike të paraqitur për të hedhur hi në sytë e miqve të Shqipërisë.

Epilogu kohor i rrugëtimit qeverisës është në koherencë me bojë-daljen e fasadave të njëpasnjëshme që u ngritën si mjet dhe qëllim për të fshehur jo vetëm fytyrën por gjithashtu dhe mendësinë qeverisëse. Mendësia autokratike e dalë sheshit njëjtë si djalli nga fasadat e së bukurës së gënjeshtërt është shëmtia e një qeverisjeje të ulur këmbëkryq për ta dërguar Shqipërinë në një udhëkryq;- i tilli që imponon demokratikisht një zgjidhje të përshtatshme politike ku dëgjimi, vlerësimi dhe numërimi i saktë i vullnetit qytetar përbëjnë elementet thelbësore që do të nxirrnin vendin nga një spirale e rrezikshme e sigurisë së munguar shoqërore që imponohet nga demokracia e cenuar, ligji i shkelur dhe qeverisja e munguar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dritat dhe ndriçimi llamburitës i qendrave të qyteteve nuk mund të mbulojnë errësirën e periferisë që vuan prapambetjen për shkak të investimeve dhe vëmendjes së munguar; dritat festive nuk mbulojnë dot trishtimin e prindit në moshë të tretë që vuan largimin e fëmijëve të tij nga vendi për shkak të pamundësisë të të jetuarit; nuk mbulojnë dot errësirën e apartamenteve të zbrazura sepse askush nuk jeton në të njëjtët; ndriçimi i fasadave të Rilindjes urbane nuk mbulon zbrazëtinë tërësore territoriale të fshatrave të braktisur; dritat festive të propagandës që përdorin gëzimin e fëmijëve të pafajshëm si dekor për të treguar harenë e rremë shoqërore, por nga ana tjetër të njëjtët dhe prindërit e tyre janë kthyer në skllevër të borxhit të shkaktuar nga keqqeverisja.

Fytyra qeverisëse e Shqipërisë së ditëve të zymta autokratike, të tillat të së tashmes dhe të shkuarës së afërt, është shëmtia e papërgjegjshmërisë së shtetarit, dhunës policore ndaj të rinjve protestues, gazetarëve të arrestuar dhe të dhunuar, praktikave korruptive, njerëzit që enden në acarin e dimrit të dytë në çadra për shkak të dështimit të procesit të rindërtimit, infrastruktura dhe logjistika e vajtueshme e spitaleve, jeta e qytetarëve në “dorën e Zotit” si tregues i dorës së munguar të shtetit;- fytyrë e tjetërsuar në secilën formë të shëmtisë që rreket të trembë, kërcënojë dhe të ndalojë reagimin e flukseve shoqërore që vërejnë një qeverisje në degradim të thelluar dhe reflektim të munguar, gjithashtu. Shëmtia e qeverisjes nuk fshihet dot; e njëjta është një e vërtetë ulëritëse në fytyrën politike të ushtruesve të së njëjtës dhe frymëzuesve së ndërtimit të një qerthulli monstruoz që rreket të kapë dhe ngërthejë shumëçka përfshirë dhe shpresën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shpresa nuk mund të vidhet apo tjetërsohet; një shpresë e re për një Shqipëri ndryshe, të tillën normale të ditëve më të mira ku barazia përpara ligjit dhe barazia e shanseve janë elementet thelbësore që do të garantonin një qeverisje normale, gjithashtu. 25 Prilli është dita dhe data e shembjes së një sistemi qeverisës që ka vjedhur të tashmen e qytetarëve të tij dhe tenton të vrasë dhe të ardhmen, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh për të shënuar fundin e makth-qeverisjes dhe për një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Etiketat e lidhura

Ardit Gjinali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.