“Lepurushi që u bë njeri”, përrallë e vërtetë e Frederik Rreshpjes

Në numrin 7 të suplementit të përjavshëm AKS të “Koha Jonë”, e diel 23 korrik 1994, faqe 8, është botuar mes të tjerash “Lepurushi që u bë njeri”, siç e quan, poeti dhe shkrimtari, Frdederik Rreshpja, “Përrallë të vërtetë”. Në këtë sprovë të letërsisë sa për fëmijë po kaq edhe për të rritur, Rreshpja rrëfen rrugën e gjatë të lepurushit për t’u bërë njeri, luftën e paepur dhe përpjekjet e vazhdueshme, ndeshjen mes të mirës dhe të keqes dhe triumfit e të njeriut. Sa naive aq dhe filozofike, “Lepurushi që u bë njeri” rivjen në këtë kujtesë si një homazh për një personazh atipik siç ishte Frderik Rreshpja, për një poet që jetoi poetikisht, për një tragjik që jetoi tragjikisht, shumë pjesë të jetës së tij, por iku duke na lënë, kujtesën e një poeti të vërtetë, një poezi të bukur për të qenë dhe për ta kujtuar siç do të shkruante Kadare, si një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, gjithçka ka qenë e vonuar. E tillë, e vonuar, ka qenë hyrja dhe njohja e tij në letrat shqipe, pastaj rikthimi, më saktë njohja e dytë, pas fatkeqësisë komuniste, që ka qenë në radhë të parë fatkeqësia e tij.

E kështu me radhë: vlerësimi i tij, që vazhdon të jetë i munguar, e bashkë me të vetë ky botim, e pa dyshim, kjo përsiatje, që mund të merret për përshpirtje. Të jesh i braktisur në letërsi është, pa dyshim, një fatkeqësi. Por ta dish këtë, të jesh i ndërgjegjshëm për të, është dyfish i tillë.

“Më duhet të pranoj se unë kam qenë gjithmonë i braktisur”, ka pohuar ai vetë në vitin 1998. Dhe më pas: “Kam kaluar nga një braktisje te tjetra”. Në raste të tilla, mendimi i parë që vjen lidhet me ndjesinë e fajit. Faji i shoqërisë, i vetë kohës, i një pjese të saj.

Më pas, thellimi i mendimit të çon te përfundimi i hidhur se fajin, në të vërtetë, shoqëria, koha, letrat, ia kanë bërë vetvetes. Koha ka qenë e pamëshirshme me Frederik Rreshpjen. Pasi ia mbyllën herën e parë portat e saj, e sprapsi për herë të dytë, atëherë kur nuk pritej..

Sepse ky ishte Frederik Rreshpja, “Lepurushi që u bë njeri”.

Albert Vataj

Frederik Rreshpja

Lepurushi që u bë njeri

Robi qe një lepurush i çuditshëm, ndofta ai dinte të fluturonte. O Zot, a dinë të fluturojnë lepurushët? E vërtetë ose jo, në një të diel të bukur ai u gjend në një cep të një reje të bardhë. Duke ecur e duke ecur nëpër këtë re të bardhë dikur ai u gjend para portës së Hënës.

– Jo nuk të ndihmoj dot-tha Robi se mund të lodhem e mund të sëmurem.

– Ju lutem, a mund të hyj? – pyeti Robi trokiti lehtë në portën prej kristali të argjendtë.

– Zonja Hënë që nga froni i saj prej drite, vështronte dheun e Perëndisë, malet e qytetet dhe lumenjtë, detet e anijet lëshuar në dorën e fatit.

-Kush je ti? pyeti zonja Hënë. A mos je kozmonaut?

-Ndoshta dhe jam,… juaj u përgjigj Robi. Kjo është një gjë që unë nuk e di. Më quajnë Robi dhe i përkas fisit të lepurushëve.

-Atëherë nuk je kozmonaut, por çfarë dëshiron? Dhe këtu Robi ynë u mendua pakë, vetëm një çikë dhe pastaj tha gjënë më të habitshme në jetën e kohërave.

-Unë dua të bëhem Njeri, lartësia juaj.

Zonja e lartë e vështroi me sytë e saj të rëndë dhe tha:

-Ty të ra një fat i shkëlqyeshëm. Ti do të bëhesh njeri, por që sot e tutje do të fitosh me mund bukën e gojës. Para teje do të jenë e mira dhe e keqja. Varet nga ti ç’rrugë do të marrësh. Që sot e tutje do ta ndërtosh me duart e tua tërë jetën tënde. Ti, a e pranon këtë fat?

-Po e pranoj, lartësia juaj.

-Atëherë bëhu njeri dhe shko, lamtumirë!

Kështu, ndofta si në ëndërr Robi i mirë zbriti në Tokë. E vërtetë ose jo, në një mëngjes të bekuar ai u gjend në këtë qytet të madh të Ballkanit, diku në periferi.

-Oh, ç’djalosh i bukur dhe i fortë. Ndanë rrugës ishte një plakë e lodhur përmbysur mbi dy kosha me mollë.

-Biri im tha plaka duke rënduar. Të lutem më ndihmo të ngre këto dy kosha të rëndë, pastaj do të

jap dy mollë të mëdha.

– Jo nuk të ndihmoj dot tha Robi, se mund të lodhem e të sëmurem.

-Bir, ç’njeri je kështu? Jo, ti nuk je njeri.

Megjithatë plaka na qëlloi e dhimbsur dhe i fali dy mollë. Në një qoshe një i varfër iu lut Robit që t’i jepte njërën mollë.

-Ik tutje, shfryu Robi -Këto mollë do t’i ha vetë. Duke ecur dhe duke ecur Robi ynë takoi një barrierë plot bukë ndarë radhës përmes. -Rob, ndihmona pak, të shtyj karrocën, pastaj do të jap një simite të ngrohtë i tha karrocieri.

-Nuk të ndihmoj dot – tha Robi-se mund të lodhem pastaj e do të sëmurem.

-Çudi me ty.-tha karrocieri. Jo, ti nuk je njeri. Megjithatë karrocieri qëlloi njeri i dhembshur dhe i fali një simite të ngrohtë. Në një strehë dikush iu lut t’i jepte pak nga simitja, por ai nuk i dha. Që nga pas ai dëgjoi pas fjalët e njohura: “Ç’farë njeriu. Jo, ti nuk je Njeri.

Hajt, hajt, na erdhi dreka. Rrugës Robin e mori uria. Duke ecur i doli para një pallat dhe në këtë pallat qënkësh një restorant. Dhe në këtë restorant gatuhej çdo gjë. Mirëpo Robi ynë nuk kishte para më vete, sepse Robi vinte nga Hëna dhe ne e dimë që në Hënë nuk ka kurrfarë parash.

-Një zotëri i shëndoshë si ti duhet të punojë që të fitojë para – thanë aty.

-Ju lutem unë nuk mund të punoj dot pasi mund të mërzitem e mund të sëmurem, – foli Robi.

-Ashtu, shumë për t’u çoroditur. Jo, ti nuk je Njeri. E mban mend, besoj që në këtë qytet të madh të

Ballkanit, Robi ynë nuk kishte as mama, as teto dhe asgjë prej gjëje. Hajt, hajt na erdhi nata e parë në këtë qytet. Duke ecur e duke ecur Robi ynë na doli në fushën pranë qytetit tonë dhe fusha qe larë me dritë argjendi. Këtu mund të ha karrota dhe mund të fle me kokën në dritën e Hënës, mendoi Robi, dhe këto të tëra fare pa para. E ku kam kohë unë të punoj!? Të sëmuremi!?

E vërtetë, ose ëndërr, përsipër drurëve në vjeshtë, doli zonja Hënë dhe tha:

-Rob, o njeri, ç’farë pune bëre sot?

-Nuk kam bërë ndonjë punë- tha Robi, lepurushi që u bë njeri, mes fushës së larë me dritë argjendi. Jo, unë nuk punoj dot se mund të bezdisem e mund të sëmurem.

-Rob, o njeri. Ty të ra një fat i çuditshëm dhe ti i dole për zot fatit tënd -tha zonja Hënë. Pra, bëju njeri dhe shko: Lamtumirë!

Të nesërmen në mëngjes ai takoi plakën e rënë mbi koshat, që do t’i çonte sonte në pazar. Por këtë herë koshat qenë shumë më të mëdhenj.

-Ndihmomëni! Sot do të më ndihmosh patjetër t’i ngre këto kosha të rëndë dhe pastaj do të të jap katër mollë.

U mendua pak, u mendua shumë dhe Robi ynë i mirë tha:

-Zoti të ruajtë, e bekoi plaka, qenke njeri! Diku në një qoshe një i varfër iu lut t’i falte një mollë dhe Robi tha:

-Po të fal dy mollë, por më thuaj a jam njeri?

-Ti më bëre një të mirë- tha i varfëri. Pra sigurisht që ti je njeri.

Atë ditë Robi ynë punoi shumë. Mori ca para, bëri shumë të mira dhe kudo i thanë: Ti je Njeri!

Hajt, hajt, na erdhi nata e dytë në këtë qytet. Duke ecur e duke ecur u shfaq një pallat. Në këtë pallat na qenkësh restoranti i njohur. Robi hëngri, pasi i pagoi paratë pastaj vajti në hotel. Dhoma qe e ngushtë dhe e pastër dhe Robi pa në dirtaren e lartë me argjend zonjën Hënë, që përkundej nëpër dhomat tërë yje.

– Rob, o njeri i perëndisë-tha ajo ç’farë pune bëre sot?

-Bëra shumë punë- u përgjigj djali – dhe u lodha shumë.

-Mirë, para teje doli e mira dhe e keqja, por t’i zgjodhe të mirën dhe verpove drejt. Rob, ti je njeri. Lamtumirë!

-O zot, – tha ai. Po sa vështirë qenka të jesh Njeri, rënkoi Robi. Pastaj e zui gjumi me një buzëqeshje të lumtur në buzë. Pa në ëndërr kohërat kur ishte një lepurush i vogël, kasollen e drunjtë dhe pyllin e fëmijërisë. Sigurisht në të tërë vijmë nga pylli e nga shpellat, ku rronin dikur stërgjyshët tanë primitivë.

Atëherë, ç’ka këtu për t’u çuditur?

SHKARKO APP