Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brisida Shehaj: PS nuk ekziston, ka vetëm një rilindje dhe ajo është e MJAFT. LSI, zgjedhje edhe për socialistët e ndershëm

Intervista E premte, 13 Nëntor 2020 16:10
Brisida Shehaj: PS nuk ekziston, ka vetëm një rilindje dhe ajo është e MJAFT. LSI, zgjedhje edhe për socialistët e ndershëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Brisida Shehaj, nënkryetare e LSI-së për Tiranën

Taksa progresive u ideua për të ndihmuar shtresën e varfër dhe të mesme për të stimuluar konsumin, pra gjallërimin e ekonomisë, por penalizoi klasën e mesme, atë klasë që ndërton e mban ekonominë dhe mirëqënien e një shoqërie

Rilindja socialiste nuk ekziston. Ka vetëm një Rilindje dhe ajo është e MJAFT-it

Brisida Shehaj, nënkryetare e LSI-së për Tiranën në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se nuk ka Rilindje Socialiste, por ka rilindje të MJAF-it, prandaj e braktisi PS dhe iu bashkua LSI, si zgjidhje të problemit politik. Si eksperte, zonja Shehaj thotë se taksat qendrore janë në shërbim të oligarkëve, shkatërruan shtresën e mesme, ndërsa në taksat lokale, abuzimi është i dukshëm. Zonja Shehaj argumenton pse PPP-të janë jo vetëm dështim ekonomik, nuk kanë sjellë të ardhura, por janë korruptive. Në sirtarët e Ministrisë së Financave, që nga viti 2016 gjendet një projektligj i hartuar me asistencën më të mirë ndërkombëtare, aty vendoset politikë taksimi e drejtë për individët

Për sa i takon taksave qendrore, paqartësia është e madhe prej ndryshimeve të shpeshta të legjislacionit, pa një strategji fiskale, duke ia lënë interesave të momentit tolerimet e shtrëngimet, për të favorizuar grupe të caktuara interesi, në shërbim të oligarkëve

– Zonja Shehaj, me taksën progresive që qeveria e Rilindjes zbaton në 8 vitet e qeverisjes, a kemi një taksim të ndershëm, siç pretendoi kryeministri Rama?

– Taksa progresive u ideua për të ndihmuar shtresën e varfër dhe të mesme për të stimuluar konsumin, pra gjallërimin e ekonomisë dhe për të siguruar ndershmëri në kontributin e secilit në të ardhurat kombëtare. Por produkti i këtij taksimi vetëm pjesërisht arriti të realizonte synimet e tij fillestare, tek shtresa e varfër, sepse në një analizë të plotë pas 8 vitesh mund pohoj pa drojë se penalizoi klasën e mesme, atë klasë që ndërton e mban ekonominë dhe mirëqënien e një shoqërie.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– A janë të shumta taksat ndaj biznesit?

– Për sa i takon taksave qendrore, paqartësia është e madhe prej ndryshimeve të shpeshta të legjislacionit, pa një strategji fiskale, por duke ia lënë interesave të momentit tolerimet e shtrëngimet, diku për arsye elektorale, diku për të favorizuar grupe të caktuara interesi, në shërbim të të ashtuquajturve “oligarkë”, që janë majmur me para publike. Ndërkohë, sa i takon atyre lokale, abuzimi është i dukshëm, duke nisur me taksa, që deklarohen të përkohshme, por zgjasin me vite deri tek vlerat e tyre për biznese të vogla e të mesme, që në total, tejkalojnë edhe ato qendrore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Sipas jush, pse qeveria nxori ligjin e dividentit me veprim prapaveprues?

– Ligji në vetvete ishte abuziv, që nga fuqia e tij prapavepruese e deri tek favorizimi i grupeve rë caktuara, duke dekurajuar taksapaguesit e rregullt. Kjo e shndërroi misionin e ligjit nga rregullator në mekanizëm diskriminues. Një nismë me efekt momental, për të mbushur fiktivisht arkën e shtetit, për të favorizuar “oligarkët” e për t’i destinuar në PPP korruptive.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

Para 18 orësh
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Zgjedhjet lokale në 46 bashki/ Miliona euro për votimin elektronik, Kume: Rezultati mund të dalë më shpejt

Zgjedhjet lokale në 46 bashki/ Miliona euro për votimin elektronik, Kume: Rezultati mun...

3 Nëntor 2026, 20:42

– A i mirëpërdor qeveria taksat? Taksapaguesit e rregullt, a marrin ndihmën nga shteti, kur janë në nevojë?

– Taksapaguesit e rregullt siç e pohova edhe më parë përballen me arrogancën e pushtetit dhe diskriminimin e pabarazinë përballë ligjit. Po marr vetëm një shembull konkret e aktual, pandemia e covid-19 zbuloi se sa shteti i vjen në ndihmë taksapaguesit të vet. Për krahasim, qeveria shqiptare alokoi 363 milionë euro fonde në dispozicion të biznesit dhe individit, ku shumica janë kredi. Ndërkohë Kosova dha ndihmë të drejtpërdrejtë 385 milionë euro, Maqedonia e Veriut 470 milionë euro dhe Mali i Zi 1,5 miliardë euro. E ndërkohë në vitin 2020, pagesat për PPP abuzive arrijnë qindra miliona euro. Si me tërmetin e nëntorit të vitit 2019, si me pandeminë, pushteti nuk ka treguar as humanizëm për taksapaguesin e vet.

Në taksat lokale, abuzimi është i dukshëm, duke nisur me taksa, që deklarohen të përkohshme, por zgjasin me vite deri tek vlerat e tyre për biznese të vogla e të mesme, që në total, tejkalojnë edhe ato qendrore

–Ekonomia jonë vuan krizën globale, apo është viktimë e keqqeverisjes së Rilindjes Socialiste?

– Këtu gjërave u duhet vënë emri që kanë dhe fshehja pas alibive si kriza botërore, fatkeqësia natyrore, apo pandemia janë justifikime tipike të një makinerie propagande rilindase. Patjetër marr parasysh ndikimin e pandemisë në ekonomi, por nuk kam parë qeverinë të ulet e të ndërtojë një strategji transparente për si e sa do minimizojë pasojat e saj në vitin 2021. Le të qëndrojmë këtu, po të shohësh të ardhurat e planifikuara për TVSH-në për buxhetin e vitit 2021 dallon qartë se jemi kthyer në nivelet e vitit 2018. Ndërkohë niveli faktik i buxhetit të vitit 2020 për të ardhurat nga TVSH na kthen në vitin 2016. Por po të bësh një analizë edhe më të thelluar zëri i TVSH-s ka 200 milionë dollarë më pak se viti 2018. Dhe kjo do të thotë, që investimet e privatit dhe ato të PPP-ve në miliarda nuk kanë prodhuar efektivitetin dhe të ardhurat e duhura në buxhetin e shtetit. E paimagjinueshme në një vit të vështirë, me pandemi, korruspsion të vërtetuar nga KLSH e ku shpresa e vetme janë 280 milionë dollarët e Rindërtimit, vlera e shtuar të sigurojë 200 milionë dollarë TVSH.

– Cili është impakti i mijëra koncesioneve që ka dhënë qeveria e Rilindjes në të ardhurat e buxhetit të shtetit, në rritjen e vendeve të punës, në progresin e ekonomisë?

– Në vijim të përgjigjes së mësipërme, qindra miliona euro në koncesione e PPP në këto vite, rreth 500 milionë euro leje ndërtimi të dhëna në Tiranë vitet e fundit kanë prodhuar 200 milionë dollarë më pak në zërin e TVSH-së. Le të analizojmë pak këtu, po të shihni të ardhurat e sigurineve shoqërore, dallojmë rritje vit pas viti, por kjo sigurohet më së shumti prej punësimit sezonal të turizmit dhe rritjes së pagës minimale për efekt taksimi. Pa e bërë shumë teknike bisedën, mjaftojnë këto indikatorë për të kuptuar se si kanë ndikuar këto koncesione në prodhim, punësim dhe ekonomi.

– Zonja Shehaj, pse socialistët janë zhgënjyer nga Rilindja Socialiste?

– E para, të biem dakord për termat. Rilindja socialiste nuk ekziston. Ka vetëm një Rilindje dhe ajo është e Mjaftit. Sot drejtimin e Partisë Socialiste e ka kapur një grupim, që pasi dështoi me një krijesë anemike si G99, përdorën PS-në si mjetin për të arritur qëllimin e tyre. Makiavelistë të thekur, që politikën e ndanë nga morali, qëllimin e shfaqën hapur, shkatërrimi, varfërimi dhe shpopullimi i Shqipërisë. Në këtë kapje frymëmpakëse të partisë, socialistëve nuk u mbetet as zë, as oksigjen e as forcë vendim-marrëse brenda forumeve drejtuese.

-Ju, pse ikët nga PS dhe iu bashkuat LSI?

– Për çdo arsye të thënë më sipër, duke njohur problemin i jap rëndësi zgjidhjes.

– Në kushtet aktuale, çfarë politikë fiskale duhet të ndjekë opozita, nëse vjen në qeverisje në 25 prill për të ndihmuar biznesin, por edhe të rritë të ardhurat e buxhetit të shtetit?

– Zgjidhja është një, të gjithë të barabartë para ligjit, pa asnjë privilegj prej afërsisë me pushtetin, politika fiskale të qarta e transparente, lehtësim për biznesin e vogël e të mesëm. Dhe një bindje imja personale, taksimi i të ardhurave personale duhet të jetë i drejtë, duke njohur një pjesë të shpenzimeve dhe jo i aplikuar mbi të ardhurat bruto. Në sirtarët e Ministrisë së Financave, që nga viti 2016 gjendet një projektligj i hartuar me asistencën më të mirë ndërkombëtare, aty vendoset politikë taksimi e drejtë për individët, të cilëve iu njihen shpenzime të zbritshme para tatimit, duke siguruar edhe rimbursimin e tyre në rast të tatimit të llogaritur mbi vlerën faktike. Kjo gjë do të stimulonte kësisoj konsumin e një ekonomie të drobitur.

Gazeta Telegraf

Etiketat e lidhura

Brisida Shehajnënkryetare e LSI-së për Tiranën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 3 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 3 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 4 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 15 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.