Kryemadhi: Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë për Ramën, por alternativën dhe shpresën time
Në ‘Tempora’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se shqiptarët sot nuk kanë nevojë për të denoncuar Edi Ramën dhe aferat e tij por kanë nevojë për shpresë. Shqiptarët u shpreh ajo duan të dëgjojnë alternativën time dhe shpresën që unë ofroj ndryshe nga kjo qeveri. Teksa ritheksoi se e ka futur vendin në kolaps, Kryemadhi tha se për tendera dhe koncesione dhe pazare qeverisë nuk i ka munguar ‘vizioni’.
‘Nuk them dot për zotin Lulzim Basha, por të paktën në 4 emrat që përmend aty, Berisha ka qenë 8 vjet kryeminsitër ai ka qenë mjek, është mjek shumë i suksesshëm e njef sistemin shëndetësor. Kur ka qenë Vasili, Ministër Shëndetësie të gjitha aparaturat moderne janë të kohës së Vasilit. Ai kërkon ta kthejë në personale bisedën. Kur Meta u bë kryeministër i Shqipërisë riktheu të gjitha institucionet. Kuse Basha kur ka qenë Ministër Transporti apo i Jashtëm ka patur sukseset e veta, rruga Durrës-Kukës që ky zotëria i vuri taksë. Vetë Rama, e futi Shqipërinë në kaos ekonomik, social dhe shpirtëror sepse mungesa e menaxhimit të situatës ekonomike, paniku dhe ankthi që ju fut njerëzve kalon çdo lloj limiti. Sot shqiptarët nuk kanë më nevojë të dëgjojnë Ramën, duan të dëgjojnë cila është shpresa ime.
Vizioni për të bërë tendera sekretë nuk i ka munguar qeverisë, vizioni për konccensione nuk i ka munguar qeverisë, vizioni për të bërë allishverishe për korrupsion nuk i mungon qeverisë. Politika afatgjate e Ramës për të shpopulluar Shqipërinë ja arriti suksesit. Se të thuash sot që fajin e ka opozita për pandeminë është e papranueshme.
Unë do i them qetësohu Ramë, mos u nervozo kaq shumë. Kur nervozohet ai diçka nuk shkon në atë që thotë. Ky nuk e menaxhon dot presionin e grupeve të interesit që i vijnë nga koncensinet, ky në vend që të japë shpresë njerëzve ju fut panik dhe ankth, dhe pastaj vijnë pasojat siç janë vetëvrasjet dhe mjekët e dinë shumë mirë këtë pjesë. U ngrit Shefqet Ndroqi dhe ju vdiq rrugës pacienti, sepse ai e transferoi në Elbasan vetëm emrin jo infrastrukturën’.