5 Nëntorët e Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria nuk ka vetëm 2 Nëntor, siç edhe titullohet filmi “Nëntori i Dytë”. Por ne kemi 5 Nëntorë, që janë edhe të Shqipërisë, por edhe të Kosovës në luftën e saj për tu çliruar nga Serbia.

Më poshtë janë 5 Nëntorët shqiptarë:

28 Nëntor 1443 Gjergj Gjon Pali Kastrioti Skënderbeg, ngriti flamurin e vetëm, të të vetmit komb, të të vetmit shtet, Arbërit, që më pas u quajt Shqipëri.

28 Nëntor 1912 në Vlorë, Ismail Bej Qemal Vlora ngriti të njëjtin flamur pas rreth 5 shekujsh pushtim nga otomanët në Vlorë.

28 Nëntor 1944 partizanët hynë në Tiranë me qeverinë e re në Shqipërinë e çliruar nga nazi-fashistët, me të njëjtin flamur, por që fatkeqësisht më pas ju shtua edhe ylli i kuq komunist.

28 Nëntor 1955 lindi Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Drenicë, i cili luftoi dhe dha jetën me të njëjtin flamur që mbante Skënderbeu dhe ngriti Ismail Qemali.

28 Nëntor 1997 u shfaq zyrtarisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës me flamurin e vetëm kuq e zi, të kombit Shqiptar me të cilin luftoi dhe derdhi gjak deri në pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP