Albin Kurti në Kuvend: Thaçi e ka gati pazarin me Serbinë. Mocioni ndaj qeverisë time lidhet me shkëmbimin e territoreve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në Kuvend para votimit të mocionit të mosbesimit të qeverisë së tij.

Në një fjalim të ashpër, Albin Kurti tha se beteja politike dhe sulmi ndaj tij nuk po bëhet për ministrat e LDK dhe as për situatën me koronavirusin.

Kurti tha në mënyrë të qartë se po kërkohet largimi i tij për t’i hapur rrugën shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai deklaroi se është i bindur se ka një marrëveshje mes Thaçit dhe Serbisë, e cila do të vihet në zbatim me ikjen e qeverisë së Vetëvendosjes.

“Le të mos jemi të verbër dhe të mos bëjmë sikur nuk e dimë se kush është synimi. E takova Thaçin, dy orë dhe nuk ram dakord. Ideja nuk ishte të heqim vetëm tarifën, por kuptova se ka pazare për marrëveshje me Serbinë”,– tha Albin Kurti.

Ai shtoi se “motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shko në shtëpi të bardhë me bo marrëveshje pse se bëri. Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin ai ma përsëri tri herë, heqë kryeministrin taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”.

(Lajmi në përditësim)

SHKARKO APP