FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE nuk heq masat ndaj Kosovës? Stano: Duhet pajtim!

Ende nuk ka tym të bardhë nga BE-ja për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Edhe pse nga Brukseli që në vendosjen e tyre në 2023-shin u tha se masat do të ishin të përkohshme dhe se ato mund të hiqen në varësi të veprimeve në terren, për heqjen e tyre është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare. Gjendja duket se nuk ndryshon as para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Europian.

“Përgjigja është ashtu si herën e fundit. Çështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja.”-u shpreh Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesi në largim i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell e kishte rekomanduar heqjen e masave në fjalë. Por fat ii kërkesës së tij mbetet i paqartë, edhe pse për këtë po bisedohet vazhdimisht në grupet e punës së bllokut ku marrin pjesë vendet anëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në diskutimet e fundit për këtë temë, shumica e shteteve anëtare kanë qenë në favor të heqjes së masave, askush nuk ka qenë në mënyrë të prerë kundër heqjes së tyre, por ka pasur dallime rreth asaj se si dhe kur do të bëhet një gjë e tillë. Masat ndëshkuese ndaj Kosovës u vendosën vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ndërkohë, Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi. Megjithatë, në seancën e saj të konfirmimit, ajo nuk foli pothuajse fare për këtë çështje – çfarë ngjalli shqetësime në mesin e vëzhguesve lidhur me angazhimin e ardhshëm të BE-së në ndërmjetësimin e paqtimit mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?