Betimi si deputete në Kuvend, Vjosa Osmani: Çdo mandat e ka burimin te tempulli i demokracisë
Ish-presidentja e Kosovës, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka publikuar një mesazh me rastin e betimit në Kuvend, duke theksuar se përgjegjësia institucionale buron nga “tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve”.
Në reagimin e saj, Osmani u shpreh se rikthimi në Kuvend simbolizon vendin ku çdo mandat e ka burimin dhe ku bartësit e institucioneve marrin përgjegjësinë për t’i shërbyer Republikës. “Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve me dinjitet, guxim dhe përkushtim. “Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, përfundon mesazhi i saj.
KOHA JONË SONDAZH

