FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Britania: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin problemin me njohje reciproke, transmeton gazeta amerikane Politico deklaratën e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme britanike.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit më të gjerë”. “Qeveria britanike beson se kjo duhet të ndodhë në bazë të njohjes së shteteve të pavarura sovrane brenda kufijve të tyre të tanishëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike.

Në këtë mënyrë, ai përsëriti qëndrimin e Londrës, i cili u bë publik qysh në fillim të gushtit, kur Ambasada Britanike në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja për korrigjim të kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?