FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Do të luftojmë që numri i njohjeve për Kosovën të bie nën 100

“Në vitin 2018 do të vazhdojë aksioni intensiv diplomatik në mënyrë që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100”. Kështu thotë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Sipas tij, Serbia, me ndihmën e miqve, do t’iu bëjë ballë sulmeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s dhe Interpolit.

Daçiç thotë se në vitin e ardhshëm do të bëjnë përpjekje edhe për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit me Rusinë, transmeton lajmi.net. Ai për Sputnik ka thënë se në mesin e katër sfidave kryesore të politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2018 janë edhe rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-në, neutraliteti ushtarak dhe “ruajtja” e Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se këtë vit kanë filluar edhe tërheqjet e njohjeve për Kosovë, mirëpo nuk përmend faktin se një muaj më parë Kosova është njohur nga Madagaskari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe këtu nuk do të jetë fund”, ka theksuar ai. Serbia, thotë ai, është e përkushtuar për dialog me Kosovën, por nëse dikush insiston për ndryshimin e formatit të bisedimeve të Brukselit dhe aty të përfshihen SHBA-të, Beogradi do të kërkojë që në këtë proces të jetë edhe Rusia. “Për këtë e kemi marrë mbështetjen edhe të presidentit Vladimir Putin. Serbia është e gatshme që të arrihet deri të një marrëveshje e pranueshme për të gjithë. Serbia nuk është e gatshme të heqë dorë nga Kosova. Në këtë luftë nuk jemi të vetëm. Para se gjithash, me neve është Rusia e cila nuk do të lejoj që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Daçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?