“Dosja e Kosovës po çorodit botën”, Genc Burimi: Nëse dënohet Thaçi, UÇK del jashtë loje. Ja pse ka rivalitet SHBA-BE

Analisti Genc Burimi në një lidhje me Skype në “News 24” foli për situatën politike në Kosovë të momentit dhe akuzat që janë ngritur nga Prokuroria Speciale në drejtim të presidentit Hashim Thaçi.

Burimi tha se dosja e Kosovës mund të çorodisë botën në të ardhmen.

Kosova është kthyer në një çështje deri botërore, pasi dështoi takimi në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit. Për mua, kjo hap një çoroditje në të ardhmen. Kjo bën që të vazhdojë çoroditja, ku kemi Kosovën që vazhdon të thotë se është e pavarur, ndërsa Serbia vijon të thotë se Kosova është e saj.  Kosova është si Anzaz Lorena pak a shumë. Kosova është vatër lufte.

Perëndimorët janë të motivuar që të zgjidhin konfliktin. Perëndimi është ndarë mes SHBA-ve dhe BE-së. kemi dy kampe perëndimore, pra. Më herët, Kosova ishte foshnjë e SHBA-ve dhe e BE-së, ndërsa tani ka përçarje. Kjo dosje varet nga Serbia. SHBA është optimiste për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Mos-mbajtja e takimit për mua i shkon për shtat SHBA-ve. SHBA gjeti alibi për të anuluar takimin”, tha Burimi.

Më tej, Burimi u shpreh se nëse ka agresion nga ana e Serbisë mbi Kosovën, pse jo edhe shqiptarët të mund të armatoseshin.

“Europianët 80 për qind shpresojnë që Donald Trump të mos fitojë zgjedhjet. Ka një rivalitet mes Trump dhe Merkel. Gjermania ecën me plane për të ardhmen. Merkel po ndryshon ideologji. Merkel tha se duhet që të marrim subvencione për Italinë dhe Spanjën. Gjermania do që të bashkojë BE-në dhe të përballojë Amerikën si fuqi ushtarake. Shqiptarët sot duhet që të investojnë tek ushtria. Shqiptarët pse mos të armatosen nëse kërcënohen. Kjo i bën që të kenë frikë. Shqiptrarët sot duhet që të provokojnë dhe të armatosen. Kjo sepse në momentin më të dobët Serbia mund të të sulmojë, për shkak se e ka me Kushtetutë”, shtoi Burimi.

Genc Burimi vlerësoi se në rast nuk është problem që a dënohet Hashim Thaçi apo jo, por dalja e mundshme jashtë loje e UÇK-së do i jepte argumente Serbisë.

“Nuk është problemi nëse dënohet apo jo Thaci. I bie që të dënohet UÇK-ja. Atëherë Serbia do thoshte se shiko se ky territor nuk duhej shkëputej. Ky është rreziku. Dosjen e Kosovës e vendosën në akull. BE dështoi me Sarajavën. Nuk duan të shikojnë më dështim prapë. Nëse ndodh që rusët pushtojnë Kosovën, amerikanët lëvizin. Interesin më të madh e ka Europa. Amerika do thoshte që ndajeni këtë territor. Në këtë pikëpamja, ndoshta BE e ka shpëtuar. Dosja e Kosovës është ngërç shumë i madh”, përmbylli Burimi.

SHKARKO APP