Fillon goditja me “artileri” ndaj kryeministrit Kurti

Albin Kurti do të ketë një vjeshtë të vështirë politike sepse ka BE dhe SHBA kundër. Në politikë kur duan të të godasin, të gjuajnë nga të gjitha anët. Ndaj sipas kryeministrit Kurti që e ka ndjerë fillimin e sulmit final ndaj, arrestimet e bëra në qeverinë e tij, janë politike.

Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi të shtunën masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre personave të arrestuar të premten nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mes tyre janë dy zyrtarë ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Hafiz Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, i cili më parë ishte sekretar në këtë ministri. I arrestuari i tretë sipas medias lokale është afaristi Ridvan Muharremi.

Operacioni pasoi publikimin e disa audio-regjistrimeve nga portali “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, të cilët gjatë një bisede pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas regjistrimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mohoi të premten në mbrëmje dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Ai tha se “97 për qind e vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5 për qind të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore. Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Arrestimet e së premtes, nxitën reagimin e opozitës e cila kërkoi përgjegjësi nga zyrtarët e lartë qeveritarë.

Por arrestimet e kryera deri më tani janë “lule” me çfarë po përgatiten ndaj Albin Kurtit, nga ana e ndërkombëtarëve.

E gjitha lidhet me katër komunat në Veri të Kosovës, ku kryeministri kosovar po mban qëndrim të fortë antiBE.

Në Tiranë Edi Rama ka ndërkombëtarët e rëndësishëm pro, kurse Kurti të gjithë kundër.

SHKARKO APP