Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjashtë plumba nga Beogradi

Forum E enjte, 22 Korrik 2021 20:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Imer Mushkolaj

Oliver Ivanoviq është viktimë e pushtetit në Serbi. Është viktimë e Aleksandar Vuçiqit. Klima e pasigurisë, e linçimit dhe e sulmeve ndaj Ivanoviqit dhe të tjerëve që mendonin si ai u krijua nga Beogradi. Dhe nuk kishte si të përfundojë ndryshe, veç me krim. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë këtë fundjavë Kosovën, në një përpjekje për t’i bindur serbët se e kanë kujdesin e tij, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Politikani i dënuar për krime ndaj shqiptarëve dhe i linçuar nga pushteti në Beograd si tradhtar e armik u vra në Mitrovicën Veriore, ndërkohë që Vuçiq dhe aparati shtetëror serb ishin përkujdesur muaj të tërë që për këtë të krijojnë klimën e përshtatshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 14 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 17 orësh

Me krijimin dhe mbështetjen e parezervë të Listës Serbe që udhëheqës në Beograd e cilësojnë jo vetëm si projekt partiak, por shtetëror, iu dha goditja e fundit të gjitha përpjekjeve që serbët kosovarë të mund të organizohen në parti politike autentike, e jo të dirigjuara nga Beogradi. Të gjithë ata që kundërshtuan këtë projekt, i cili qëllim kryesor kishte që institucionalisht dhe politikisht ta mbajë Serbinë brenda Kosovës, u sulmuan e linçuan. Ndër ta edhe Ivanoviq. Të gjithë ata që morën guximin të kundërshtojnë dhe të mos i bashkohen Listës…, por zgjodhën të kandidojnë në zgjedhje vetë, u anatemuan, u shanë e u fyen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndër ta edhe Ivanoviq. Lista Serbe është përpjekja më serioze për manipulimin dhe instrumentalizimin e serbëve të Kosovës, gjë që Beogradi e bën që nga viti 1999. Gjatë gjithë kohës së fushatës për zgjedhjet nacionale e lokale në Kosovë, në komunat e banuara me shumicë serbe bë presion i madh në subjektet politike që garuan përballë Listës…, por edhe në qytetarë. Fushata u përcoll me shumë incidente serioze, të cilat nuk u morën seriozisht nga institucionet kosovare, siç nuk u konsideruan serioze as paralajmërimet e Ivanoviqit se jeta e tij ishte në rrezik. Frikësimi, shantazhi e sulmet u bënë pjesë e fushatës, me qëllim që Beogradi të arrijë synimin e vet – fitoren e Listës Serbe në të dy palë zgjedhjet.

Gjithçka zhvillohej nën regjinë e Vuçiqit, i cili po i luftonte të gjithë kundërshtarët politikë, të cilët emisarët e tij, si Marko Gjuriq, nuk zgjodhën fjalë e veprime për t’i diskredituar. Gjithçka kulmoi me eleminimin fizik të Ivanoviqit. Oliver Ivanoviq është viktimë e pushtetit të Beogradit. Është viktimë e Aleksandar Vuçiqit. Më e rëndësishme se kush janë ata që kanë shtënë në të është se kush është kreator i klimës linçuese e të pasigurt të krijuar sidomos në veri të vendit, që nuk ka se si të mos prodhojë edhe viktima. Adresa është Beogradi.

Më saktë presidenti Aleksandar Vuçiq. Me qasjen përjashtuese ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si Lista Serbe, Gjuriq e Vuçiq iu kanë shkaktuar dëme të mëdha serbëve në Kosovë. Në zgjedhjet tërësisht të orkestruara kryesisht kanë votuar serbët që marrin paga (edhe) nga buxheti i Serbisë, ndërkohë që të tjerët, serbët e rëndomtë, që nuk kanë dashur të bëhen pjesë e lojërave të ndyta të emisarëve të Vuçiqit, i kanë bojkotuar kutitë e votimit nga frika, pasiguria e mosbesimi. Por, ndarja në mesin e komunitetit serb kishte ndodhur dhe armiqtë e pushtetit në Beograd ishin identifikuar.

Ivanoviq dhe të tjerët si ai në Kosovë mbështeteshin nga parti opozitare në Serbi, por kjo nuk mjaftonte për t’i nxjerrë në sipërfaqe si alternativë reale për serbët kosovarë. Në një klimë pasigurie, sulmesh e incidentesh tjera të rënda, veriu i vendit por edhe vendbanime të tjera serbësh po futeshin në një situatë të rrezikshme. Ideator i gjithçkaje që po ndodhte ishte pushteti në Beograd dhe jo rastësisht për vrasjen e Ivanoviqit gishti u drejtua pikërisht nga Beogradi.

Rrallë mund të ketë ndodhur që një lider serbësh kosovarë të jetë luftuar e sulmuar më shumë se Ivanoviq, sidomos muajve të fundit. Andaj, siç e ka thënë edhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Vuçiq tashmë po derdh lot krokodili, teksa po vajton për vrasjen e Ivanoviqit. Oliver Ivanoviq ishte një politikan kontravers. I tillë është edhe Vuçiq, pjesë e regjimit të Slobodan Milosheviqit, që tash po përkrahet më të madhe nga Perëndimi.

Të shtunën ai do të vijë në Kosovë. Do të shpreh edhe njëherë përkrahjen e pushtetit të Beogradit për serbët këtu. Kjo përkrahje mungoi për Ivanoviqin, por jo edhe për rivalët e tij politikë. Ai nuk është gjallë, e rivalët e tij po e lëvdojnë pas vdekjes. Me siguri fjalë të mira do të thotë edhe Vuçiq. Por, po ashtu, vdekjen e tij do ta përdor për poenë politikë dhe përfitime të tjera.

Ndërprerja e dialogut me Kosovën në Bruksel është vetëm sinjali i parë. “Armiku i pushtetit” u vra me gjashtë plumba. Por, plumbat e shkrepur mbi Ivanoviqin do të lënë pasoja të mëdha, sidomos për të ardhmen e serbëve të Kosovës. Serbëve, që Ivanoviq luftonte të mos instrumentalizoheshin nga Beogradi. Nga Aleksandar Vuçiqi. Ekspress

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 8 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.