FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grenell: Marrëveshjet u arritën falë direktivave të Trump

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada amerikane në Berlin deklaroi se marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndaj këtij postimi reagoi dhe ambasadori Richard Grenell përmes një ‘retweeti’. Ai shkruan se falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump janë arritur edhe marrëveshjet sot në Mynih.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tre marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, thekson i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova dhe Serbia nënshkruan sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih. Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e Grenell. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?