FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-shefi i shtabit tregon se çfarë do bënte NATO nëse fillon lufta në Kosovë

Situata pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, ka sjellë dhe disa histori konspiracioni se si mund të precipitojë situata në Kosovë. I ftuar në “Arena nga Dritan Hila” në “Ora News” ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo, ka deklaruar se nuk parashikohet një situatë luftë pas vrasjes së Ivanoviҫ.

Por sipas tij, në të gjitha rastet është NATO ajo e cila është në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast të një sulmi të mundshëm të serbëve në Kosovë. “NATO e ka bërë edhe e bën, tani që flasim ajo është prezente me vëmendje dhe gatishmëri të shtuar tek ura e Ibrit. Dhe nëse paramilitarët serb sulmojnë NATON tek ura e Ibrit kam përshtypjen se çështja zgjidhet aty. Por nuk besoj se do t’i lërë njeri këta forca paramilitare të dalin jashtë kontrollit”,- tha ” ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?