Ismail Kadare nderohet me çmimin “Letërsia Shqipe” në Kosovë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ishte sot në Kosovë për të marrë çmimin “Letërsia Shqipe”. Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helena, mori çmimin në në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Shkrimtari 81-vjeçar tha se ky ishte një ndër çmimet që vlerësonte më shumë dhe se ishte i lumtur që e merrte në Bibliotekën e Kosovës.

“Është një çmim që çdo shkrimtar e dëshiron. Më lini t’ju falënderoj ju lexuesit e mi të Kosovës që u bëtë shkas për këtë takim. Jam i lumtur që marr këtë çmim. Më tepër se çdo çmim tjetër, ky më jep shumë kënaqësi. Jam i lumtur kur e mendoj që e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës.

Biblioteka është pjesë e asaj mbretërie që është e ajo e lexuesve. Shkrimtarët jetojnë falë lexuesve. Kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm, dhe duke lexuar njeriu është gjithnjë më i dobishëm në botë, më i ndritur nga ana mendore dhe fati i lexuesit shqiptar është i pandarë nga gjuha shqipe,” tha Kadare.

SHKARKO APP