FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcet sherri mes familjarëve, 15 persona rrihen me njëri-tjetrin

Një sherr brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Rahovecit. Aty ka ndodhur një rrahje masive nga e cila nuk janë kursyer as gratë. 15 persona të së njëjtës familje janë përfshirë në rrahje prej tyre tre të lënduar të cilat janë derguar për trajtim në spitalin e Gjakovës. Besohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive pronësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

“Mund të ju konfirmoj se rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras. Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj.
Sipas saj, pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta”, përfundoi Podrimaj./ Express

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?