“Kosova varrosi Mini-Shengenin”, Berisha: Një nga shtyllat ishte popullimi i Shqipërisë nga serbët

Ish-Kryeministri Sali Berisha bëri deklarata të forta në studion e “Tempora”, se Mini-Shengeni ka një nga shtyllat e tij popullimin e Shqipërisë nga popullsia serbe. Sipas Berishës, ky projekt tashmë është varrosur për meritën e Kosovës.

Sali Berisha: Një nga shtyllat e Mini-Shengenit, popullimi i Shqipërisë me Serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në axhendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?