FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liberali serb Cedomir Jovanoviç: Janë çmendur. Nikoliç po rrezikon sërish Serbinë

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviç, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së Nikoliçit, zoti Jovanoviç ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviç, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikoliç me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjaluka, po na shtynë në konflikte të reja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Tomisllav Nikolliç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?