Me kryeministër Kurtin kanë dështuar planet me harta në tavolinë

Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se ata që më parë i vendosen hartat në tavolinë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, tashmë e kanë të qartë se me Albin Kurtin Kryeministër, plani i tyre ka dështuar.

Sipas tij, me qëndrimin dinjitoz në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kurti tregoi se Kosova më asnjëherë nuk do të ndihet inferiore në përfaqësim ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

“Zbatimi i parimeve të përmendura nga Kryeministri Kurti, do ta forcojnë pozitën e Kosovës në dialogun për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata që më parë i vendosen hartat në tavolinë për arritjen e kësaj marrëveshje, tashmë e kanë të qartë se me Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës, plani i tyre ka dështuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke e njohur për së afërmi Albin Kurtin dhe vizionin e tij, unë e kam mbështetur edhe para se të bëhem pjesë e VV-së, prandaj së bashku na priftë e mbara në sfidat që kemi si popull para vetes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?