Mediat në Prishtinë: Arrihet marrëveshja për qeverinë e re të Kosovës

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Mediat në Prishtinë raportojnë se Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të marrë një post në kabinetin qeveritar.  Vendin e tij në Kuvend do t’a marrë Vjosa Osmani e LDK. Ndërsa, për postin e Presidentit, dy partitë janë ende në negociata.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti duket se kanë tejkaluar mosmarrëveshjet dhe janë afër krijimit të koalicionit qeverisës. Gazeta Express raporton se marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejt.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Marrëveshja mes dy partive fituese vjen 118 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.

SHKARKO APP