FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogerini: Marrëveshja Kosovë-Serbi, para majit 2019

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ajo do të mbështeste shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.

“Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Mogherini. Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Vjenë, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë.

Ideja për korrigjim të kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre. Mogherini është ndërmjetësuese e dialogut midis tyre, i cili pritet të vazhdojë javën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka thënë se Komisioni Evropian dëshiron që negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të përfundojnë në muajt e ardhshëm , para muajit Maj 2019, kohë kjo kur edhe skadon mandati i Komisionit Evropian dhe bëhen zgjedhjet e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?