Protestuesit 5 net në shesh kundër vendimit të Hagës në Prishtinë, shpaloset flamuri gjigant
Për të pestën natë radhazi, qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta zhvillohet me moton “Jo në Emrin Tim”, ndërsa pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin ndaj vendimit që dënoi me një total prej 81 vitesh burg Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Protestuesit e konsiderojnë vendimin të padrejtë dhe shprehen se ai dëmton figurën dhe historinë e UÇK-së. Gjatë tubimit janë dëgjuar këngë patriotike, ndërsa në shesh është shpalosur edhe një flamur i madh kombëtar.
Protesta ka nisur në orën 21:00, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh që më herët.
Tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar edhe jashtë Kosovës. Gjatë ditës, qindra shqiptarë u mblodhën në Vjenë të Austrisë, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Protestat pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në diasporë.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4053

