Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 11:42 Neuer: E kontrolluam Atleticon, ëndrra është finalja e Champions League Manuel Neuer ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 2-0 të Bayern Munich ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: S’ka marrëveshje LVV-LDK me gjithë afrimin e afatit për Kuvendin

Kosova E premte, 7 Gusht 2026 17:34
REL: S’ka marrëveshje LVV-LDK me gjithë afrimin e afatit për Kuvendin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje politike në një përpjekje të re në prag të mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit deri në mesnatë, pas zgjedhjeve të qershorit. Kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, u takua për herë të katërt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të premten, por që të dy thanë se dallimet në qëndrime dhe kërkesa mes tyre janë të thella, gjë që e bëjnë shumë të zorshme arritjen e një marrëveshjeje politike.

Mospajtimi kryesor mes tyre është posti i presidentit, të cilin e do me ngulm LDK-ja. Kurti, partia e të cilit i fitoi bindshëm zgjedhjet duke marrë 53 mandate, tha se “nuk kemi ende marrëveshje politike”. “Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së”, theksoi Kurti. Duke folur për kërkesën e LDK-së, e cila siguroi 18 vende në Kuvend, për postin e presidentit, Kurti nënvizoi se “ne si LVV nuk mund të bëjmë marrëveshje që do ta zëvendësonte vullnetin e popullit dhe do ta deformonte rezultatin zgjedhor”. “Në marrëveshje politike duhet ta pasqyrojnë raportin e vendeve që i kemi në Kuvend”, shtoi Kurti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, Abdixhiku tha se në takimet e tyre LDK-ja ka kërkuar që ajo ta propozojë emrin e presidentit, por “në këtë pikë nuk kemi pasuar pajtueshmëri”. Abdixhiku paralajmëroi se partia e tij nuk ka vullnet për vazhdimin e bisedimeve, nëse nuk i jepet mundësia ta propozojë kandidatin për president. “Përfaqësimi i vetëm që mund të mbetet është një përfaqësim nga LDK-ja, një emër që e bisedojmë bashkërisht me LVV… nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë me keqardhje them se LDK-ja nuk mund të kontribuojë më tepër për bisedime e takime”, shtoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai tha se oferta e deritanishme që LDK-ja ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit, atë të zëvendëskryeministrit dhe disa Ministri, “nuk është e mjaftueshme për të dhënë zgjidhje”. Por, Kurti nguli këmbë se ai është i interesuar të bashkëqeverisë me LDK-në dhe “ata t’i kenë postet e tyre, prej postit të zëvendëskryeministrit dhe disa ministrive”.

Mund t'ju interesojë

Diana Kastrati u vr* 22 ditë pasi kërkoi mbrojtje, 15 vjet më pas ngrihet aktakuza

Diana Kastrati u vr* 22 ditë pasi kërkoi mbrojtje, 15 vjet më pas ngrihet aktakuza

Para 19 orësh
Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë euro miratohet në Qeveri

Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë euro miratohet në Qeveri

3 Nëntor 2026, 11:29
Vr*sja e Arlinda Zekajt, Kuvendi fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale

Vr*sja e Arlinda Zekajt, Kuvendi fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale

2 Nëntor 2026, 17:38

Rrjedhja e afatit kushtetues

Takimi i sotëm mes tyre – i katërti deri tani – u zhvillua disa orë para se të përfundojë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në mesnatë. Kuvendi duhej të konstituohej të enjten, por kryesuesi Avni Dehari e shtyu seancën konstituive për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së Kurtit për kohë shtesë për bisedime për marrëveshje politike. I pyetur nëse do të ketë seancë sot brenda afatit, Kurti tha se ai nuk vendos, por shtoi se “do ta merrni vesh sot në orët e pasditës.

Më herët, Abdixhiku e përsëriti se sot duhet të ketë seancë konstituive dhe Kosova të ketë kryeparlamentar dhe nënkryetarë kuvendi brenda afatit kushtetues. Pas shtyrjes së seancës konstituive më 6 gusht, organizatat joqeveritare në Kosovë bënë thirrje për respektimin e afatit kushtetues për formimin e institucioneve, teksa mirëpritën bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike. Kurti tha se është “e kotë” të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e re pa pasur marrëveshje për për president, sepse pa një marrëveshje të tillë, “shpërndahet përsëri Kuvendi dhe shkojmë në zgjedhje të reja”.

Ndërkohë, dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike dhe Aleanca nuk kanë pranuar të hyjnë në bisedime me Kurtin, duke shprehur qëndrimin se duan të jenë në opozitë. Kurti ka nevojë për një marrëveshje politike për t’i shmangur edhe një palë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare – që do të ishin të katërtat brenda dy vjetëve të fundit. Ai i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe për presidentin, për votimin e të cilit nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se Kosova ndodhet në gjendje të rëndë kushtetuese, politike dhe çfarë do të ndodhë nuk dihet sepse kriza, sipas tij, bazohet në ego dhe ambicie të politikanëve. Ai theksoi se LVV-ja bart përgjegjësinë më të madhe për mosfunksionimin e institucioneve, por përgjegjësi, sipas tij, kanë edhe partitë e tjera. “Përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet”, thotë Rashiti. Megjithatë, ai parashikon që krizat politike dhe institucionale në Kosovë do të vazhdojnë. Dështimi për ta arritur një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare. /REL/

Etiketat e lidhura

AbdixhikuKurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Neuer: E kontrolluam Atleticon, ëndrra është finalja e Champions League
Tani

Neuer: E kontrolluam Atleticon, ëndrra është finalja e Champions League

Erion, mos u llasto!
Para 12 minutash

Erion, mos u llasto!

Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona
Para 21 minutash

Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona

Champions League/ Reali udhëton në Athinë, Liverpooli sfidon “ferrin” turk
Para 29 minutash

Champions League/ Reali udhëton në Athinë, Liverpooli sfidon “ferrin” turk

Më të lexuarat

1 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 16 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 13 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 16 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 12 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.